Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur disa ditë më parë në Korfuz, ku një shqiptar theri me thikë një biznesmen grek.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti me motive pasioni. Mediat greke shkruajnë se gruaja e shqiptarit kishte një lidhje jashtëmartesore me biznesmenin grek, Spiro Ziniati, i cili u vra me thikë në tavernën e tij në Korfuz.
Pasi ka kuptuar për lidhjen e tyre, shqiptari ka detyruar gruan me të cilën kishte edhe dy fëmijë që të ikë nga Greqia drejt Shqipërisë.
Pas vrasjes ai është vetëdorëzuar në polici. (M.D/Shuplaka)
Çifti shqiptar
Biznesmeni grek