22:43 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqiptarja më e re e angazhuar në politikë! Flet 18 vjeçarja: Si u përzgjodha nga partia në Belgjikë

11:24 | 15/08/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqiptarja më e re e angazhuar në politikë! Flet 18 vjeçarja: Si u përzgjodha nga partia në Belgjikë

Një 18 vjeçare shqiptare do të jetë kandidate për Këshillin Bashkiak të një qyteti në Belgjikë.

Klaudia Hajdari e cila jeton prej vitesh me familjen e saj, është përzgjedhur nga partia SPA,  në listën e kandidatëve për këshillin bashkiak të Vilvordit. Klaudia e ftuar në  studion e Faxnews, ka treguar edhe më shumë detaje nga përfshirja e saj në politikë dhe pikat e  platformës të partisë SPA që ajo pritet të përfaqësojë.

Ndërsa zbulon se është befasuar nga lajmi, 18 vjeçarja thekson se e vlerëson partinë SPA, për faktin që i jep një mundësi të gjithëve.

“Kur erdhi momenti për të bërë listën për zgjedhjet, më thanë që jam në listën e kandidatëve. SPA është një parti socialiste dhe i jep një shans të gjithëve. SPA i përfaqëson të gjithë pa përjashtim. Në këshillin bashkiak nuk janë vetëm një anëtar, por plot 35-së.”, shprehet ajo.

Kjo nuk është hera e parë që Klaudia, përfshihet në projekte me përgjegjësi të madhe. Ajo para disa vitesh ka qenë ambasadore me një mandat prej tre vitesh në organizatën Juka, ku edhe ka ndërmarrë projekte me rëndësi madhore, edhe jashtë shtetit të Belgjikës.

18 vjeçarja edhe pse në vit të fundit të gjimnazit, pëlqen të bëjë gjëra të mëdha dhe ka pasion degën e mjekësisë.

“Kam shumë qejf të bëj gjëra të mëdha, më pëlqen shumë të kërcej. Jemi të gjithë shqiptarë nga shqipëria dhe Kosova. Unë jam në vit të fundit të gjimnazit, kam qejf të shkoj për mjekësi ose shkenca politike, por më shumë jam te mjekësia.

I them mësuesve, ke harruar këtë atë, dhe ata e vlerësojnë se nuk ka shumë nxënës të tillë, që mësojnë shumë në shtëpi. Kam qenë ambasadore në vitin 2017 për projektin ambasador. Por tani do ndihmoj edhe ambasadorët e rinj. Do ndihmoj edhe shqiptarët në Belgjikë, që të mos ndihen të lënë mënjanë.  Njerëzit më thonë je akoma 17 vjeç do të futesh në këshillin Bashkiak, por familja dhe stafi i SPA më mbështet, janë staf i mrekullueshëm”, u shpreh ajo.

E pyetur nëse do të kishte të njëjtin sukses edhe në Shqipëri, Klaudia shprehet se vendi ynë ka mundësi për më shumë, ndërsa ndryshimi duhet të nisë, që nga parlamenti.

“Kur krahasoj Shqipërinë me Belgjikën, mendoj që ka mundësi për më shumë. Si fillim mos të zihen në parlament, në Belgjikë nuk ndodh kurrë kjo gjë.  Nuk besoj se kjo është rruga drejt komunitetit europian, në Shqipëri duhet të flasin të gjithë bashkë dhe të zgjedhin problemet ”, u shpreh ajo.

(J.D/Faxweb.al)

Pas

Tritol parukerisë në Vlorë 

Para

I thanë se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave, por e zhvatën. Arrestohet 49-vjeçarja në Korçë (EMRI)

Para
I thanë se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave, por e zhvatën. Arrestohet 49-vjeçarja në Korçë (EMRI)

I thanë se do ta ndihmonin për regjistrimin e pronave, por e zhvatën. Arrestohet 49-vjeçarja në Korçë (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plagosje me armë zjarri në Fresk

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.