Një grua është shprehur e rèvoltuar pas mbylljes së kufirit të Kakavijës në mesnatë. Ajo thotë për gazetaren e Fax News, Ervina Shehaj se nuk i kanë dhënë asnjë sqarim ndërsa thonë se deri me datë 31 nuk i hapin. Gruaja rezulton shtetase greke dhe e cilëson këtë veprim padrejtësi teksa thotë, “Të na sjellin shtëpinë dhe punën e të jetojmë këtu”.
“Nga 12 e natës deri tani këtu. Është nxjerrë një urdhër mbyllet, e kanë mbyllur që në 21, nuk është e drejtë se shteti jonë duhet të marrë masa. Unë jam me pashaportë greke. Të paktën të marrim shtëpinë të vijmë të flemë këtu se thonë që deri 31 këtu nuk i hapin. Të na bien shtëpinë dhe punën e të jetojmë këtu të paktën. Shiko sa e bukur është, nuk pranojnë që të kalojmë në këtej. Ata andej mund të kalojnë. Përse kjo gjë. Është padrejtësi. Nëse u mbyll kufiri, edhe pë rata andej edhe për ne këtej. Si gjithmonë padrejtësia, kjo s’më pëlqen”, tha gruaja.
Për mbylljen e kufirit, justifikimi i vetëm që ka dhënë pala greke është se nuk ka qenë aktiv PLF i aplikacionit që duhet të bëjnë të gjithë shtetasit në kohë pándemie.(A.M/Faxweb.al)