Qëndresa Sadriu është shqiptarja e parë që është zgjedhur si deputete në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut në Zvicër.
Opfikon është pjesë e Qarkut të Bülach-ut, si dhe një nga 166 komunat e Kantonit të Zürichut, ndërsa ka mbi 15 mijë banorë.
Ajo thotë se ndihet krenare që është shqiptarja e parë e zgjedhur në Parlamentin e Kantonit të Zyrihut.
Sadriu theksoi se është befasuar me rezultatin, dhe se nuk do ta harronte këtë garë pasi sipas saj se lidhet me përvjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë
“Këtë datë nuk do ta harroj kurrë edhe për shkakun se lidhet me përvjetorin e sulmeve te NATO-s mbi forcat serbe në Kosovë”, deklaroi Qëndresa Sadriu për “albinfo.ch”.
Ajo ka garuar me Partinë Socialdemokrate, e cila kësaj radhe ka marrë më shumë vende. “Dhe kjo do të thotë se do të kemi mundësi të jetësojmë më shpejt ligjet e nevojshme në parlament”, deklaroi Sadriu.
Ajo falënderoi të gjithë votuesit shqiptarë dhe të tjerë që e kanë mbështetur në zgjedhjet e fundit në të cilat morti pjesë dhe fitoi.
Qëndresa, punuar më parë si asistente dentale, pastaj ka mbaruar edhe maturën ndërsa këtë vit fillon studimet për shkencat sociale në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Zyrih, e po ashtu në shtator të këtij viti, ajo fillon praktikën në shoqatën humanitare, “Sozialwerke Pfarrer Sieber”.
Discussion about this post