19:32 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shqyrtohet ankimimi i ish-Presidentit Trump mbi vendimin që i ndalon komentet publike

22:22 | 20/11/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shqyrtohet ankimimi i ish-Presidentit Trump mbi vendimin që i ndalon komentet publike

Gjykatësit e Apelit në Uashington shfaqën mëdyshje të hënën mbi kërkesën e ish Presidentit Donald Trump për të rrëzuar vendimin që e ndalon atë të bëjë komente publike lidhur me çështjen penale federale në të cilën akuzohet se është përpjekur të përmbysë rezulatin e zgjedhjeve të vitit 2020.

Ndërsa avokati i zotit Trump D . John Sauer arguentoi se urdhëri binte ndesh me Amendamentin e Parë të Kushtetutës amerikane që mbron të drejtën e shprehjes, gjykatësit në Gjykatën e Apelit në distriktin e Kolumbias ngritën pyetjen nëse komentet e tij mund të paraqesin kërcënim ndaj integritetit të procesit të pritshëm gjykues.

“Nuk po ju dëgjoj që të përmendni rëndësinë e një procesi gjykimi të drejtë”, tha i gjykatësja Cornelia Pillard avokatit Sauer.

Gjykatësja Pillard është mes 3 anëtarëve të trupit gjykues që dëgjuan ankimimin e zotit Trump mbi vendimin e gjyqtares Tanya Chutkan, e cila po shqyron çështjen ndaj tij, që e ndalon ish presidentin dhe avokatët e tij të kritikojnë publikisht hetuesit, personelin e gjykatës dhe dëshmitarë të mundshëm.

Sipas gjykatëses Chutkan, deklarata të tilla publike mund të ndikojnë tek dëshmitarët dhe mund të nxisin kërcënime ndaj njerëzve të përfshirë në këtë çështje.

“Urdhri është i pashembullt dhe vendos një precedent të rrezikshëm ndaj të drejtës së të shprehurit në politikë në të ardhmen,” tha avokati Sauer gjatë seancës që zgjati rreth dy orë.

Donald Trump, kandidati kryesor për të marrë emërimin e republikanëve për të sfiduar presidentin demokrat Joe Biden në zgjedhjet e vitit 2024 në Shtetet e Bashkuara, ka sulmuar zyrtarët që po shqyrtojnë çështjet penale dhe civile me të cilat ai përballet. Ai e ka quajtur prokurorin e posaçëm, Jack Smith, i cili ngriti akuzat lidhur me zgjedhjet federale, “të çmendur dhe “bandit”, mes shumë fyerjesh të tjera.

Zbatimi i urdhrit që e ndalon zotin Trump të bëjë komentet publike është pezulluar gjatë periudhës që shqyrtohet ankimimi i tij në Apel. Zoti Trump ka deklaruar se është i pafajshëm për këtë çështje, si dhe në të tre çështjet të tjera penale.

Gjyqtarët pyetën juristin e Departamentit të Drejtësisë, Cecil VanDevender, nëse urdhri kishte një fokus të gjerë.

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm,” tha gjyqtarja Patricia Millett, një gjykatëse e emëruar nga demokratët, njësoj si dy të tjerët në panel.

Avokati VanDevender tha se urdhri e lejon zotin Trump të komentojë gjerësisht për integritetin e çështjes.

“Ai mund të thotë, ‘Kjo ndjekje penale është e motivuar politikisht, e ngritur nga kundërshtari im politik”, “Departamenti i Drejtësisë është i korruptuar dhe, “’gjyqi do të më nxjerrë të pafajshëm’, të gjitha këto“, tha zoti VanDevender.

Gjykatësit nuk njoftuan se kur pritet të dalim me një vendim.

Javën e kaluar, një gjykatës apeli i shtetit të Nju Jorkut anuloi përkohësisht një vendim të ngjashëm, mbi kufizimin e komenteve nga zoti Trump për pjesëtaret e gjykatës që po shqyrtojnë çështjen ndaj tij, për mashtrim financiar.

Zoti Trump rifilloi menjëherë sulmet ndaj një nëpunësi gjykate të përfshirë në këtë çështje.

Në postimet në mediat sociale dhe daljet publike në kuadër të fushatës presidenciale, zoti Trump ka deklaruar se zyrtarët e gjykatës dhe të tjerë të përfshirë në problemet e tij ligjore janë politikisht të njëanshëm, duke nxitur frikën se ata mund të përballen me kërcënime fizike nga mbështetësit e ish-Presidentit.

Procesi i gjykimit për çështjen në Uashington pritet të nisë në mars, që përkon me kulmin e garës për emërimin e kandidatit për President të Partisë Republikane.

Zoti Trump është akuzuar për komplot për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të cilat i humbi përballë demokratit Biden. Zoti Trump ka akuzuar administratën e zotit Biden se po përdor sistemin e drejtësisë amerikane kundër tij./ VOA

Pas

Itali, mbi 230 persona të dënuar në gjyqin kundër mafias

Para

Gavi humbi sezonin, FIFA do të dëmshpërblejë Barcelonën

Para
Gavi humbi sezonin, FIFA do të dëmshpërblejë Barcelonën

Gavi humbi sezonin, FIFA do të dëmshpërblejë Barcelonën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Stërvitjet ushtarake përforcojnë bashkëpunimin ushtarak SHBA–Serbi

Tragjedi në Francë, tre të vdekur pas rrëzimit të një avioni të vogël

Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Botërori i forcave ushtarake, mundësi Chermen Valiev i dhuron medalje ari Shqipërisë

Tumoret, gjysma e vdekjeve janë për shkak të shkaqeve të parandalueshme

Vrau vajzën e tij 16 vjeçe dhe fqinjin italian, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Taulant Malajn

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd , guri bie nga kodra

Policia britanike arreston katër persona pas protestës pro-palestineze në bazën ushtarake

Hetimet mbi skandalin me subvencionet e BE-së, dorëhiqen 5 zyrtarë të lartë në Greqi

Krim tronditës në Turqi/ Vret ish-të fejuarën shtatzënë pas përdhunimit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.