Ditën e sotme është mbledhur për herë të parë Kolegji Zgjedhor për shqyrtimin e ankesave në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.
Në mbledhjen e sotme është diskutuar për qarkun e Gjirokastrës, ku nuk munguan debatet mes palëve.
Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso deklaroi ata kanë sjellë mbi 30 shkelje të kryera nga qeveria gjatë procesit zgjedhor të 25 prillit, duke shtuar se nëjri prej tyre ka qenë dhe Ministri i Brendshëm, i cili ka përdorur pushtetin për tjetërsim votash.
Nga ana tjetër i është përgjigjur përfaqësuesi i PS-së, Eridian Salianji, i cili thotë se PD pretendon se vullneti i zgjedhësit është në kuti, por në fakt nuk u përmend asnjë shkelje konkrete. Për këtë arsye, Salianji kërkon rrëzimin e pretendimeve.
Pjesë nga debatet ne Kolegjin Zgjedhor:
Kaso: Nje nga kandidatet ne Gjitokaster ka qene dhe ministri i brendshem, qe ka perdorur pushtetin per tjetersim vote
Kaso: Eshte shkrire vija ndarese mes shtetit dhe mazhorances
Kaso: Kemi sjelle mbi 30 ankesa per shkelje nga qeveria
Kaso: Edhe ne kte qark cdo gje u vendos ne favor te PS
Salianji: Nuk u permend asnje shkelje konkrete
Salianji: Une prisja ktu te pakten te permendnin 1 QV ku eshte shkelur ligji
Salianji: Nuk mund te merret si prove kallezimi
Salianji: Ne kemi pranuar per shkak te fushates elektorale ne te cilen mund te thuhet dhe ndonje fjale me shume
Salianji: PD ka deklaruar qe vullneti i zgjedhesve eshte ne kuti
Salianji: Askush nuk eshte ankuar perpara perfundimit te procesit ose gjate
Salianji: Shkeljet ne numerim nuk tregojne pavlefshmeri, por shkelje
Salianji: Te mos pranohen kerkesat
Salianji: Asnje prove nga keto qe u cilesuan nuk tregon pavlefshmeri
Salianji: Te lihen ne fuqi vendimi i KAS
Perfaqesuesi i KAS: Provat eksistojne perpara pretendimit dhe nuk krijohen per shkak te tij
Perfaqesuesi i KAS: Provat e PD nuk faktojne pretendimet e PD
Vokshi: A jane identifikuat nga KAS qendrat ne te cilat ka patur parregullsi?
Perfaqesuesi: Kane qene te pergjithshme per qarkun e Gjirokastres
(E.H/Faxweb.al)