Një 29-vjeçar shqiptar ka rënë nën prangat e policisë italiane, pasi u kap në flagrancë me 7 pako me marijuanë.
Shqiptari i cili prej kohësh ishte shpallur në kërkim nga forcat e rendit, u ndalua gjatë një pike kontrolli rutinë në provincën Teramo, ndërsa ai po udhëtonte me një makinë tip “Smart”. Pas kontrollit, policia zbuloi 7 pako me marijuanë nën sedijen e pasagjerit.
I riu me iniciale P.B aktualisht ndodhet në qelinë e paraburgimit dhe pret të përballet me procedurat e tjera të drejtësisë. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post