04:54 | 05/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

17:47 | 24/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtatë vatra zjarri në 24 orë/ Dy ende aktive në Vlorë dhe Kukës

Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe të vendit. Falë ndërhyrjes së forcave operacionale në terren, 5 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa 2 vatra mbeten ende aktive.

Vatrat e shuar janë regjistruar në:

Fshatin Ndërfan, Rrëshen, bashkia Mirditë

Zonën e Astirit, njësia nr. 14, bashkia Tiranë

Lagjen “Ish-Fidanishtja”, Rajoni 5, bashkia Vlorë

Fshatin Amonicë, Sevaster, bashkia Selenicë

Fshatin Shijon, Bradashesh, bashkia Elbasan

Në qarkun Vlorë, zjarri vijon në vendin e quajtur Vumlo, afër fshatit Kudhës, bashkia Himarë. Edhe pse janë shuar vatrat në Porto Palermo dhe Qafë Lerë – Llaman, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, një vatër është riaktivizuar në një zonë me terrën të vështirë. Në terren po punojnë forca të MZSH-së, Shërbimi Pyjor dhe bashkia, ndërsa nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në qarkun Kukës, në fshatin Kolsh, Mamëz, bashkia Kukës, është përfshirë nga flakët një vendgrumbullim mbetjesh urbane. Po ndërhyhet me:

2 zjarrfikëse dhe 10 efektivë

1 fadromë, 1 eskavator, 4 kamionë të bashkisë

Autoritetet vijojnë monitorimin dhe ndërhyrjen për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Pas

Von der Leyen: Plani “ReArm Europe 2030” mobilizon 650 miliardë euro për mbrojtjen

Para

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Para
Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

Apeli prish vendimin për vrasjen e Martin Çeços/ Çështja rikthehet për rigjykim në Korçë

 



Të Fundit

Vrasja në Vaun e Dejës/ Kush është Frrok Lleshaj? Viktima u dënua me 25 vjet burg për vrasje dhe u lirua në 2023

Vau i Dejës, gjendet i vdekur 65-vjeçari. Policia identifikon viktimën, dyshohet se është vrarë me armë zjarri

Shtetasi francez zhduket nga trageti, operacion kërkimi i përbashkët italo-shqiptar në det të hapur

Aksident tragjik në Itali/ Kamioni përplaset me disa automjete, tre të vdekur dhe 15 të plagosur

Pezullimi i Kuvendit, shpresë tek Kushtetuesja për t’i dhënë fund krizës politike

Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës, në plan përfshihen operacionet në zonat ku mbahen pengje

Pritet të futet në fuqi pas dy javësh/ Autoritetet amerikane do të kërkojnë garanci deri në 15,000 dollarë për viza të caktuara turistike

Nëna fsheh vajzën 2 vjeçare në valixhe dhe e fut në bagazhin e autobusit

Kurti njofton në serbisht: 121 vende pune të hapura në Ujësjellësin Rajonal “Mitrovica” në veri

7 avionë misteriozë mbi klubin e golfit të Trump, ushtria amerikane ngre avionët luftarakë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.