06:17 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë dronësh

22:13 | 09/06/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë dronësh

Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë amerikane të zbulimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten, Irani po i siguron Rusisë materiale për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve në lindje të Moskës, ndërsa Kremlini kërkon të sigurojë një furnizim të vazhdueshëm të armatimit për agresionin e tij ndaj Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se zyrtarët e zbulimit amerikan besojnë se një fabrikë në zonën e posaçme ekonomike Alabuga të Rusisë mund të vihet në funksionim në fillim të vitit të ardhshëm. Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhe satelitore të vendndodhjes industriale të marra në prill, disa qindra kilometra në lindje të Moskës, ku beson se uzina “ndoshta do të ndërtohet”.

Administrata e Presidentit Joe Biden deklaroi publikisht në dhjetor se besonte se Teherani dhe Moska po konsideronin ngritjen e një linje montimi të dronëve në Rusi për luftën në Ukrainë. Të dhënat e reja sugjerojnë se projekti, në rajonin Yelabuga të Tatarstanit, ka kaluar përtej fazës së konceptimit.

Irani ka thënë se i ka ofruar dronë Rusisë para fillimit të luftës.

Zoti Kirby tha se zyrtarët amerikanë gjithashtu kanë përcaktuar se Irani vazhdon të furnizojë ushtrinë ruse me dronë sulmues të prodhuar në Iran. Dronët transportohen përmes Detit Kaspik, nga Amirabadi në Iran në Makhachkala të Rusisë, dhe më pas përdoren nga forcat ruse kundër Ukrainës.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, që nga maji, Rusia kishte marrë qindra dronë luftarkë, si dhe pajisje të lidhura me prodhimin e dronëve, nga Irani.

“Ky është një partneritet mbrojtës në shkallë të plotë që është i dëmshëm për Ukrainën, për fqinjët e Iranit dhe për komunitetin ndërkombëtar”, tha zoti Kirby. “Ne po vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet që kemi në dispozicion për të ekspozuar dhe penguar këto aktivitete, përfshirë ndarjen e këtij informacioni me publikun – dhe jemi të përgatitur të bëjmë më shumë”. VOA

Pas

Finalja e Champions League, Guardiola: Interi ka histori më të madhe së City por kjo nuk është e rëndësishme

Para

Ish-kryeministri Boris Johnson heq dorë nga detyra e deputetit

Para
Ish-kryeministri Boris Johnson heq dorë nga detyra e deputetit

Ish-kryeministri Boris Johnson heq dorë nga detyra e deputetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.