“Donald Trump është “gjithmonë i interesuar” për një zgjidhje diplomatike me Iranin”, tha sot një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, pasi presidenti amerikan foli dje për “ndryshim regjimi” në Iran.
“Nëse regjimi iranian refuzon të angazhohet në një zgjidhje diplomatike dhe paqësore, për të cilën presidenti vazhdon të jetë i interesuar, pse populli iranian nuk e largon nga pushteti këtë regjim tepër të dhunshëm që i ka shtypur ata për dekada të tëra”? tha për Fox News Caroline Levitt, zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë.
Levitt përsëriti se këto objekte ishin “shkatërruar plotësisht”. “Ky është një operacion që shumë presidentë e kanë ëndërruar në të kaluarën , por askush nuk ka pasur guximin ta bëjë, dhe Presidenti Trump e ka bërë”, tha ajo.
Përballë kritikave nga disa kongresmenë dhe senatorë demokratë, të cilët e akuzojnë Trumpin për tejkalim të kompetencave të tij për të nisur këtë sulm ndaj Iranit, Levitt argumentoi se “Presidenti veproi brenda autoritetit të tij të ligjshëm, sipas Nenit II të Kushtetutës, si komandant suprem i Shteteve të Bashkuara”.