19:45 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtëpia ku Donald Trump kaloi fëmijërinë e tij, kush është sot pronari i saj?

22:53 | 09/11/2019
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtëpia ku Donald Trump kaloi fëmijërinë e tij, kush është sot pronari i saj?

Presidenti Donald Trump po i shkëput lidhjet me shtetin e Nju Jorkut duke zhvendosur rezidencën e tij zyrtare në shtetin e Floridas. Tashmë shtëpia me pesë dhoma gjumi ku presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara kaloi fëmijërinë e tij ka dalë në shitje. Shtëpia ka ndërruar disa herë pronar, që kur u ndërtua në vitet 1940-të, nga babai i Presidentit, Fred Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva, familja Trump jetoi aty për rreth një dekadë, dhe Presidenti kaloi aty katër vitet e para të jetës së tij.

Përpara se të zhvendosej në mjediset klasike të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shijonte modernizmin e shtëpisë së tij në Kullën Trump, si dhe dekada më parë shtëpinë e fëmijërisë së tij në Nju Jork.

Presidenti i ardhshëm jetoi në këtë shtëpi në Queens për vetëm katër vite.

Fred Trump ishte një ndërtues i mirënjohur në qytetin e Nju Jorkut. Komplekset që ai ndërtoi ravijëzojnë edhe sot pamjen e Nju Jorkut. Edhe kjo shtëpi është po ashtu.

“Jetuan këtu deri rreth 1950-tës. Më pas e shitën këtë shtëpi dhe u zhvendosën tek ajo shtëpia tjetër që duket nga dritarja”, thotë Misha Haghani, i kompanisë së pronave të patundshme “Paramount Realty USA”.

Sot, shtëpia e parë e Donald Trump-it është sërish në treg. Në fundin e 2016-tës, kompania e zotit Haghani arriti ta shesë për 1 milionë e 400 mijë dollarë dhe e rishiti vetëm pas katër muajsh për 2 milionë dollarë. Në muajin shkurt të këtij viti shtëpia doli në treg me një çmim prej rreth 3 milionë dollarësh.

“Do më pëlqente shumë që ta blinte njëherë e mirë Presidenti Trump dhe ta ndalnim shitjen e saj”, thotë zoti Haghani.

Pronari aktual i shtëpisë kërkoi të mbetet anonim, por mendohet se nuk ka lidhje me Presidentin.

Në vitin 2017, pronari e vendosi shtëpinë në faqen e qerave Airbnb, me çmimin 725 dollarë nata. Megjithë emrin me të cilin lidhet shtëpia, turistët që qëndruan këtu u ankuan për vjetërsinë e saj dhe mosfunksionimin e duhur të sistemit hidraulik.

Është befasuese që pak nga fqinjët e dinë historinë e shtëpisë.

“Di se jetonte një njeri shumë i mirë më parë, por e shiti…”, thotë një banore e zonës.

“Ajo thotë se këtu banonte Presidenti Trump… Vërtet?”, shprehin habinë disa prej banorëve.

Por, disa prej vendasve e dinë historinë e vërtetë të shtëpisë dhe dinë se si ta trajtojnë.

“Shpresoj që të lihen pas mosmarrëveshjet dhe të mbetet në histori përgjithmonë se ai është president, si çdo president tjetër, dhe se shtëpia duhet të ruhet dhe të mbahet me kujdes”, thotë bilbiotekarja e shkollës, Barbara Paddock.

Fituesi i tenderit do të përfitojë një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një tarracë të hapur, një vatër zjarri dhe një bibliotekë të madhe të mbushur me fotot e familjes së Presidentit Donald Trump dhe tekstet e fjalimeve të tij./VOA

Etiketa: donald trumpshtepia e donald trumpshtepia ku lindi trump
Pas

U vra me 150 plumba nga karteli i drogës, kush ishte polici që arrestoi djalin e El Chapos

Para

Horoskopi 10 nëntor/ Zbuloni suprizat që ju presin këtë të dielë

Para
Horoskopi për ditën e sotme, çfarë thonë yjet për financat, dashurinë dhe karrierën tuaj

Horoskopi 10 nëntor/ Zbuloni suprizat që ju presin këtë të dielë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.