12:32 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Shtëpitë pas tërmetit po ndërtohen duke paguar TVSH”, gazetari zbulon skandalin: Ministria përton të bëjë udhëzimin

19:06 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si e anuloi rritjen e rrogave kryeministri i 1 prillit

Nga Klodian Tomorri

Këta s’bëjnë dot një udhëzim, jo të ndërtojnë shtëpitë e njerëzve. Heqja e tatimit mbi vlerën e shtuar për ndërtimin e banesave, që u shembën nga tërmeti është lajmëruar që në fillim të dhjetorit. Por nuk ka hyrë ende në fuqi. Arsyeja? Qeveria ka dy muaj që nuk bën dot VKM-në, ku përcaktohen kriteret dhe procedurat e heqjes së TVSH-së. Vazhdojnë e zvarrisin.

Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme është miratuar që në datën 18 dhjetor në Parlament. Ka hyrë në fuqi në datën 13 janar. Por rivlerësimin nuk e bën dot. Arsyeja? Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës nuk kanë bërë ende udhëzimin që përcakton kriteret dhe procedurat se si bëhet rivlerësimi.

Fondacionet dhe organizatat bamirëse kanë filluar ndërtimin e banesave për të strehuar familjet që sot janë jashtë në të ftohtë sepse kanë humbur shtëpitë. Po e bëjnë duke paguar 20 për qind TVSH.

Për çdo shtëpi që kushton 25 mijë euro, shteti merr 5 mijë euro TVSH duke e çuar koston në 30 mijë euro. Ky është biznes me fatkeqësinë. Paturpësi apo paaftësi, këtë e di qeveria. E di Ministria e Rindërtimit, Ministria e Financave, Zëvendëskryeministri, Kryeministri dhe kushdo tjetër që ka detyrën të përgatisë VKM-në. Por këta nuk kanë kohë të merren me kështu vogëlsirash sepse po punojnë për të zgjidhur problemet madhore të globit.

Njerëzit janë duke pritur të rivlerësojnë pasuritë, por nuk e bëjnë dot sepse Kadastra e Artan Lames dhe Ministria e Financave përtojnë të bëjnë një udhëzim dy faqe. Pastaj ankohen se pse bien të ardhurat.

Përtesa është sëmundje botërore e burokratëve. Por ka kufi. Vendi nuk është në situatë normale. Ka me mijëra njerëz që janë nëpër çadra. Në vend që të falenderojnë donatorët, që kanë ndihmuar duke dhuruar para dhe duke ulur koston që duhet të paguante shteti, shkojnë i taksojnë.

Ja kështu. Këta s’bëjnë dot një copë udhëzimi, do ndërtojne banesat e njerëzve.

 

 

Etiketa: klodian tomorritermetivkm
Pas

Pamje e rèndè/ Krokodilët tòrturè për t’u marrë lëkurën, 4-5 orë pèrpèlitje për mbíjetesè

Para

Ish-kryebashkiaku demokrat kallèzohet në prokurori? Reagon PD, paralajmëron Byberin: Do dalin dokumenta origjinale…

Para
EKSKLUZIVE/ Kryebashkiaku i Tropojës kallëzon në prokurori paraardhësin dhe 7 bashkëpunëtorë të tij (DOKUMENTI)

Ish-kryebashkiaku demokrat kallèzohet në prokurori? Reagon PD, paralajmëron Byberin: Do dalin dokumenta origjinale…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Balluku në forumin global të transportit dhe nderlidhjes

Aksident në Lungomare të Vlorës, plagoset motoçiklisti

Qeveria nis ndërtimin e shkollës “Met Hasa” në Durrës si pjesë e një programi kombëtar arsimor

Nga përplasja tregtare te marrëveshja: SHBA dhe Kina zbusin tensionet

Flakë në një shtëpi në Shëngjin, nuk dihen ende shkaqet

Zjarr në Maknor, digjen 4 rulota në pronësi të një 42-vjeçari

Tiranë: Arrestime, shpallje në kërkim dhe hetime për dhunë, drogë dhe mashtrim

Trump: Ushqimi në Gaza vidhet, vetëm SHBA po ndihmon

Në bashkëpunim me ENFAST dhe autoritetet italiane, arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

SPAK përfundon hetimet për UBT: 28 të pandehur për tenderat e Universitetit Bujqësor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.