Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas deklratave të ish kryeministrit Sali Berisha në emisionin ‘Tempora’, ku tha se ky është një shtet përdhunues dhe foli mbi abuzimin që është bërë ndaj 13 vjeçares nga Kavaja.
Lleshaj në një reagim në Twitter shkruan se: “S’ka më fjalë shqipe për monstrën që nuk njeh asnjë cak dhe ndot çdo gjë me gjuhën e tij! Rasti fatkeq i minorenes së dhunuar është trajtuar menjëherë dhe drejt nga Policia e Shtetit.Të tjerat janë poshtërsi. Ky e ata që bëjnë politikë apo audiencë me viktimën meritojnë neveri.”
Deklarata e ministrit ju lexua Berishës live në emision dhe ky i fundit deklaroi se ai është një shkrim i shkruar nga vetë Edi Rama.
“Më shumë di këtë. E ëma e ka marrë vesh. Ka njoftuar të shoqin në Itali dhe kanë shkuar në polici. Policia nuk ka marrë asnjë masë. Ata kanë bërë denoncimit. Ka dy variante. I pari është që i ndaluan nxënësit dhe i liruan me urdhër nga sipër, varianti i dytë është që policët kanë marrë urdhër. Jam i bindur që SHISH ka informuar qendrën dhe jam i sigurt që ka informuar kryeministrin dhe ministrat respektivë, ministren e Arsimit dhe ministrin e Brendshëm. A nuk u fsheh Rexhep Rraja.
A nuk mu hodhën mua në fyt? A u hodh i gjithë shteti kundër meje, sepse publikova mesazhin e oficerit Nuhu. Jemi shtet i përdhunuesve. A nuk ishte Elvis Rroshi i dënuar me përdhunim dhe Edi Rama dilte në fotografi me të dhe thoshte kur ka qenë 16 vjeç. A nuk mu hodhën mua në fyt pse denoncova Rexhep Rrajën pse përdhunoi vajzën. Mësuesja kujdestare i thoshte Rroshit ti je frymëzim për ne.”- tha Berisha në Ora News.
(M.Q/Faxweb.al)