Dy personave që iu sèkuestrua pasuria me vlerë 2.1 milionë euro në vendin tonë janë identifikuar si Hasan Lushi, 50 vjec nga Kosova, banues në Zvicër dhe Ryszard Artur Szylak, 47 vjec me origjinë nga Polonia, me banim në Zvicër.
Në kuadër të operacionit “Asetet”, këtyre personave u janë sèkuestruar 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë; Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë; Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë; Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave; Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane; 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit.
Të dy këta persona dyshohet të jenë përfshirë në vepra pènale të lidhur me lojërat e fatit.(A.M/Faxweb.al)