Avokati Altin Goxhaj, i njohur për tezat e tij kundër Soros dhe Ramës, kësaj radhe ka shigjetuar spotin elektoral të kryeministrit i cili aktronte policin rrugor.
Goxhaj ka vazhduar pas videos së Ramës duke i shtuar dozat e dramaticitetit dhe duke shkruar mbi të se shtetbërësit i ndalohet rreptësisht përdorimi i mjeteve të administratës shtetërore për fushatë elektorale.
Postimi i Goxhajt:
Në AntiSoros TV: SPOTI I EDIT “SHTETI JAM UNË!!!”
(ky spot u realizua nga AntiSoros TV nisur nga një koment që i bëri dikush Ramës në FB)
Ky është ai spoti i këtij SHTETARIT që trego se po bo SHTET apo jo ?
E shohim edhe një herë ngadalë këtë spotin elektoral dhe shtetin që po bën ky SHTETARI?
Ky që po bën “SHTET”:
KU E GJETI MAKINËN E POLICISË?
A e di ky “SHTETBËRËSI” se ndalohet rreptësisht përdorimi i mjeteve të administratës shtetërore për PROPAGANDË ELEKTORALE ?
A E DI KY SHTETBËRËSI se ndalohet rreptësisht përdorimi i mjeteve të policisë dhe të sinjalistikës dalluese të policisë nga një civil e aq më pak për PROPAGANDË ELEKTORALE ?
SEPSE SLOGANI I VËRTETË I EDIT ËSHTË “SHTETI JAM UNË!!!”
https://www.facebook.com/altingoxhaj.al/videos/1919563044998238/