Kompozitori Miron Kotani me anë të një shkrimi në rrjetin social Facebook ka denoncuar faktin se RTSH po hedh një tregun ndërkombëtar muzikën e lehtë shqiptarë ndëprmjet AMAZON, duke shkelur haptazi “të drejtën e autorit”.
Sipas Kotonit autorët përgjegjës duhet të marrin përgjigjen e merituar dhe shteti duhet të ndërhyje urgjent për të ndalur abuzimin dhe vjedhjen super gjigande të RTSH-së.
Postimi i plotë
Alarm!
RTSH ( Radio Televizioni Publik Shqiptar)
hedh ne tregun nderkombetar muziken e lehte shqiptare nepermjet AMAZON , duke shkelur haptazi ” te drejten e autorit” dhe duke harruar qe nuk eshte pronare e krijimtarise se kompozitoreve shqiptare. Ajo e trajton kete ceshtje si prone te sajen duke e trajtuar ( shkateruar) arkiven e kompozitoreve shqiptare ne menyre abuzive e duke mos bere publik e transparence asnje kontrate dhe shumen e perfitimit kolosal ne daljen e arkivit te muzikes shqiptare nderkombtarisht.
Autoret pergjegjes duhet te marrin pergjigjen e merituar dhe shteti duhet te nderhyje urgjent per te ndalur abuzimin dhe vjedhjen super gjigande te RTSH-se.
E turpshme dhe sa e frikshme!!!
(M.Q/Faxweb.al)