Shkrimtari dhe drejtuesi i Institutit për krimet e komunizmit, Agron Tufa pak ditë më parë është kërcënuar me vdekje.
Lajmin e ka bërë publik vetë Tufa, ku përmes një statusi në rrjetin social shkruan se kërcënimi ka ardhur në adresën e avokatit të tij dhe i drejtohet të gjithëve.
Për të folur më shumë rreth kësaj ngjarje të rëndë, Agron Tufa dhe avokati i tij Kujtim Cakrani ishte i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News.
Cakrani tha se askush nuk mund ta imponojë të heqë dorë nga mbrojtja e atyre që po zbardhin të vërtetën për krimet e komunizmit.
Ndërkaq Tufa, u shpreh se nuk ka besim te policia dhe institucionet e drejtësisë, pasi sipas tij askush nuk është interesuar mbi këtë kërcënim.
Po ashtu Tufa u shpreh se kërcënuesit “kanë një fytyrë kolektive dhe janë një kolektiv që unë e kam shtruar e kam bërë çështje dhe siç e kam thënë vazhdimisht shteti është përmbytur dhe drejtohet nga qentë e zgjidhur nga zinxhiri.”
“Ata kanë fytyrë kolektive dhe janë një kolektiv që unë e kam shtruar e kam bërë çështje dhe siç e kam thënë vazhdimisht shteti është përmbytur dhe drejtohet nga qentë e zgjidhur nga zinxhiri. Nga koha e diktaturës, ky kontigjet i oficerëve operativ të sigurimit të shtetit, ky sot është i montuar në shtet dhe bashkëpunon me krimin shtetëror. Ato që fshihen pas anonimatit, ato janë oficerët koperativ që drejtojnë piramindën e shtetit shqiptar.
Nuk mund tu drejtohesh atyre institucioneve, të cilët unë i kam atakuar duke kërkuar transparencë, ku janë përfshirë ish-oficerë operativ të policisë së shtetit. Unë jam i sigurt që këtë problem e kanë shkaktuar vetë policia e shtetit. Kjo nuk është hera e parë. Ne kemi ndeshur një atmosferë, krejtësisht indifierente, është një moment shumë i rrezikshmë, nuk reagojnë ato organe që mbrojnë të drejtat e njeriut. Heshtje nga qeveria, ne jemi braktisur. Por heshtja na tregon se ato janë thjeshtë bashkëpuntor në këtë krim duke qendruar indiferentë. Nëse policia dhe Prokuroria e ndjejnë vetën në lartësinë e tyre le të veprojnë, por unë personalisht e kam humbur besimin ndaj tyrë.”- u shpreh Tufa.
(M.Q/Faxweb.al)