Në ditën e sotme të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur biznesmenët e pakënaqëur nga qeverisja e Ramës. Ndryshe nga herët e tjera siç jemi mësuar ta shohim, deklarata e sotme e kryedemokratit ka qenë e karakterizuar nga batutat.
Në fjalën e tij, ai ka folur për paratë e vjedhura të shqiptarëve, duke akuzuar Ramën, “shtetin e leshit” sipas Bashës që i ka zhvatur qytetarët.
“Nuk ka lekë, pse nuk ka lekë? Ku janë lekët? Nga Shkodra në Sarandë ku janë lekët? Jemi ulur në një vend ku lekët i kemi shumë afër. Taksat janë rritur për të gjithë, një pjesë i mbledh me faturën e energjisë. Një pjesë i mbledh me faturat e rritura të ujit, me taksat e rritura të pronës.
Taksa e karburantit nuk prek vetëm që kanë automjete apo motoçkleta, prek këdo. Paratë i mbledh ky, shteti, “Shteti i leshit”. Është më e pakta që po i them. Vit elektoral.
44 milionë dollar karburant! Lekët e kujt janë këto? Tuajat janë. Në lagjet ku ju jetoni nuk ka investime. Rilindja… nuk ka një shkollë të re, gjithçka në spitale ka bërë regres, me përjashtim të check up-it që është majmur me para si susami. Kjo është oligarkia ku shumica pasurohet dhe pakica varfërohet. Nuk e them më “shteti i leshit”, por sa herë ta thotë Rama, dijeni se ç’vjen pas shtetit.”, u shpreh Basha në fillim të fjalës së tij.
(XH.A/SHUPLAKA)