Uruguaji, vendi i Amerikës Latine do të jetë shteti i parë në botë i cili lejon që kanabisi të shitet ligjërisht dhe që nga muaji korrik në mënyrë zyrtare ai do të fillojë të shitet nëpër farmaci.
Ky vendim është vënë në lëvizje që në vitin 2013, me një ligj i cili legalizonte plotësisht tregtinë e kanabisit.
Por, duhet thënë se ka qenë një proces i ngadaltë për të vendosur ligjin në praktikë, raporton BBC News.
“Kanabis do të shpërndahet në farmaci duke filluar që nga muaji korrik,”-tha asistenti i Presidentit, Juan Andres Roballo në një konferencë për shtyp dhënë për këtë çështje të rëndësishme.
Sipas ligjit, blerësit duhet të regjistrohen në një regjistër kombëtar që do të jetë në funksion që nga data 2 maj.
Çmimi do të jetë 1.30 dollarë për gram.
Blerësit duhet të jenë patjetër uruguajanë dhe nuk lejohet më shumë se 40 gramë në muaj për person.(M.D/ Shuplaka)