18:08 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

“Shteti jam unë”, Milo për Ramën: Po të rronte Fjordi do gjente model të përkryer për psikoanalizën e tij

09:22 | 23/06/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shteti jam unë”, Milo për Ramën: Po të rronte Fjordi do gjente model të përkryer për psikoanalizën e tij

Kryetari i PSD-së, Paskal Milo, i cili u shfaq pak javë më parë në krah të LSI-së pas zhgënjimit të pësuar nga Rama që shkeli marrëveshjen me aleatët, është shprehur së fundmi mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatave elektorale.

Duke u ndalur tek “Shteti jam unë” dhe deklaratat mbi timonin, ai shprehet se nëse Frojdi do të ishte gjallë, do të gjente një model të përkryer për psikoanalizën e tij.

Sipas Milos, referuar shkrimit në gazetën “Panorama”, timoni dhe tepsia janë kryefjalë e fushatës së Rilindjes , dy terma metaforë dhe simbolikë të degjenerimit të një fushate zgjedhore.

Si e vlerësoni kërkesën bazë të kryeministrit në këtë fushatë, për të pasur timonin më vete pa pasagjerë në prehër, ndërkohë që ju në 2013-n keni nënshkruar një marrëveshje paszgjedhore bashkëpunimi me PS me terma të përcaktuar qartë për ndarjen e pushtetit?

Timoni dhe tepsia kanë qenë kryefjala e fushatës së Rilindjes dhe e Edi Ramës. Janë dy terma metaforë e simbolikë të degjenerimit të një fushate zgjedhore, pa kokë e pa këmbë, pa program e pa përmbajtje. Por janë edhe thelbi i filozofisë oligarkike, i etjes së pakufishme për të përqendruar të gjitha pushtetet në një dorë. Gjoja për të luftuar parazitizmin dhe babëzinë për byrekun e tepsisë e për të bërë shtet. Në fakt dhe fare zbuluar shfaqet profili i liderit paranojak, që ambicien e tij të pakontrolluar për sundim absolut kërkon ta mbulojë si Mbreti i Francës, Luigji XIV, me sentencën e njohur:

“Shteti jam unë”. Po të rronte Frojdi, do të gjente një model të përkryer për psikoanalizën e tij. Rama nuk ndan pushtet se e do të gjithin për vete. Këmbëngulja e tij e verbër për tepsinë është reflektim i tërë qenies së vet, është Uni i tij i fshehur thellë brenda vetes që e nxit, e motivon dhe e udhëheq. Ai nuk arrin shpesh ta disiplinojë e ta kontrollojë këtë “kafshë” të vogël që shpërthen e shfaqet me arrogancë e deklarata të papërgjegjshme. Kryetari i Rilindjes ka një të metë të madhe, botën dhe njerëzit i shikon nga ekrani i vogël i brendshëm i Unit të tij.

Njerëzit rreth tij i duken miza, të pavlerë, të destinuar vetëm për t’i shërbyer atij dhe ambicieve të tij. Për atë nuk ka partnerë, por vetëm shërbëtorë kur gjendet në majat e pushtetit, kërkon bindje e përulësi prej skllavi. Nuk duron mendim të pavarur, kritikë konstruktive ose sugjerime që janë kundër shijeve e jashtë skemave të paravendosura prej tij.

Veç kur ia ka dikujt nevojën, nuk i shqitet deri në bezdi, i bëhet baltë këpuce. Është njeri i ekstremeve, në një kohë që qeverisja e vendit kërkon maturi, ekuilibër të brendshëm shpirtëror dhe balanca për të ndërtuar partneritete të shëndetshme politike dhe sociale.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: edi ramapaskal miloreagim
Pas

Meta nga Durrësi sulmon ashpër PS-në: “MAVI” do të thotë mashtrim, manipulim dhe pabesi (VIDEO)

Para

BOMBË zyrës së LSI-së Durrës, reagon Koka: As zagarët e Rilindjes nuk mund të ndalin vullnetin e qytetarëve (VIDEO)

Para
Deklarata e fortë e Lefter Kokës: 10 diversantë të Ramës në listat e Bashës por LSI do i lërë edhe kësaj radhe në tentativë puçi

BOMBË zyrës së LSI-së Durrës, reagon Koka: As zagarët e Rilindjes nuk mund të ndalin vullnetin e qytetarëve (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.