Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar shqetësimin e një mësueseje, e cila thotë se pagat që duhet t’iu kalonin që në datën 1 Nëntor, u është thënë se do ti marrin 15 ditë me vonesë.
Prej kohësh në media, është thënë se ka një problem me mbledhjen e të ardhurave nga tatimet dhe nga doganat, jashtë planeve të qeverisë, ç’ka të bën të dyshosh se mund të ketë vonesa në shlyerjen e pagave të punonjësve të sektorit publik.
Postimi i Berishës:
Narkoshteti falimenton!
Mesuesve paga e dt 1 nentor ju shtyhet per daten
15 nentor!
Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb
Doktor pershendetje! Jam nje mesues ne Tirane doja tju informoja se pagat e mesuesve qe duhet te meren ne date 1 te cdo muaji skane dale dhe sipas dr arsimore Tirane do te ndahen rreth dates 15 Nentor! Doktor kjo eshte apsurde mesuesit aty i kane syte te paga ! Ju lutem beheni publike ne respekt te mesuesve!
(E.K/Faxweb.al)