Deputetët e opozitës janë ndaluar të hyjnë në Gjykatën e Shkallës së Parë, Tiranë nga policët, në kundërshtim të plotë me ligjet e shtetit shqiptar.
Ndërsa protestuesit janë mbajtur larg gjykatës Tiranë, pas vendosjes së një kordoni policor, sot në dyert e një prej institucioneve më të rëndësishëm të shtetit shqiptar janë dhunuar të drejtat e qytetarëve “të parë” të këtij vendi, të zgjedhurve prej shqiptarëve për t’i përfaqësuar në Parlament.
Sipas ligjeve shqiptare një deputeti nuk mund t’i ndalohet hyrja në asnjë prej institucioneve shqiptare, përfshirë dhe gjykatat.