Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin e vendit, Edi Rama se e ka kthyer shtetin shqiptar në një organizatë kriminale.
Në një konferencë për shtyp, Basha u shpreh se nuk kuptohet më ku fillon PS dhe ku mbaron krimi i organizuar, ndërkohë ai shton se në të njëjten mënyrë shteti është shkrirë me partinë në pushtet.
Duke u ndalur të skandali me pulbikimin e të dhënave të shqiptarëve sa i takon rrogave, Basha iu rikthye skandalit me patronazhistët që sipas tij është burimi i të gjitha skandaleve të tjera. Basha thekson se nuk i intereson se çfarë janë patronazhistë, beqarë, të martuar apo homoseksualë, për atë ajo që është shqetesues është fkati që shteti i cili duhet të mbrojë të dhënat e qytetarëve i keqpërdor ato.
“Patronazhistët nuk na intereson a janë homoseksuale, a janë beqarë, a kanë fëmijë, etj. Shteti nën Edi Ramën është kthyer në organizatë kriminale. Shteti që sduhet të mbrojë të dhënat tuaja është bërë njësh me PS-në që të të nxjerrë ty lakuriq dhe të të kontrollojë marrëdhëniet e tua personale, private, të familjarëvee të tu. Nuk është thjesht zbulimi të ardhurave personale të tua, por kthimi i Shqipërisë në parti shtet. Nuk dihet ku fillon krimi i organizuar dhe fillon PS. Nuk e kam ffjalën për socialistët e thjeshtë por për kupolën drejtuese. Gjithsescili prej jush duhet trë bëjë detyrën tuaj. Dilni pak nga flluska e Edi Ramës dhe trekëndeshit të Bermudës dhe shkoni te familjet shqiptare, sepse të dhënat dalin që gjysma e familjeve shqiptare nuk kunsumojnë dot më shumë se një vakt në ditë. PD është në detyrë. Belinda Balluku në kohën kur ishin sekuestraur incineratoret ka bërë pagesën 512 mijë euro. Janë këta armiqtë e shqiptarëve. Nuk do t’i ikë përgjegjësisë askush, nga Edi Rama deri te nëpunësi më i thjeshtë. Askush nuk do t’i shpëtojë as nga pushtetarët aktualë dhe askush tjetër, sa i takon incineratorëve apo patronazhistëve. Pa mundur korrupsionin, mirëqenia e shqiptarëve nuk do ecë para”, tha Basha.
(E.H/faxweb.al)