Departamenti i antikorrupsionit të aksesit në Shërbime dhe transparencë në Partinë demokratike ka dëlë në një deklaratë në lidhje me rrjedhën që ka marë investimi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës.
Në këtë deklaratë thuhet se projekti për të cilin sipas saj qeveria e ka ndarë mendjen t’I shkojë deri në fund, është korruptiv pasi ka kaluar nga versioni i lidhjes së kontratës me ligj të posaçëm me konsorciumin turk, tek procedura e shpallur dje nga ministrja, Balluku, ku shteti angazhohet të financojë shoqërinë koncesionare, që do të rezultojë fituese nga procedura konkurruese, deri në vlerën 138 mln euro për 10 vitet e para të operimit.
“Siç rezulton nga vetë dokumentat e publikuara, (cit) projekti mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë të gjelbër (green field) dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash …vërehet një normë e ulët kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%”, shkruhet në këtë deklaratë ndërsa adresohen edhe disa pyetje për qeverinë që kanë si tematike rriskun që mund të krijohet nga ky investim.
Deklarata e plotë:
Qeveria e ka ndarë mendjen t’i shkojë deri në fund projektit korruptiv jo-fizibël të Aeroportit të Vlorës, duke kaluar nga versioni i lidhjes së kontratës me ligj të posaçëm me konsorciumin turk, tek procedura e shpallur dje nga ministrja, znj. Balluku, ku shteti angazhohet të financojë shoqërinë koncesionare, që do të rezultojë fituese nga procedura (në dukje) konkurruese, deri në vlerën 138 mln euro për 10 vitet e para të operimit.
Siç rezulton nga vetë dokumentat e publikuara, (cit) projekti mbart risqe të larta për arsye se është një aeroport i cili ndërtohet nga fillimi në një zonë të gjelbër (green field) dhe është e pamundur të parashikohet me saktësi trafiku dhe nuk ka një bazë të dhënash …vërehet një normë e ulët kthimi në rastin bazë e cila arrin 9.23%.
Për këtë arsye shteti ka marrë përsipër të mbulojë trafikun e munguar për 10 vitet e para, deri në vlerën 138 mln euro.
Pyetjet që shtrohen për këtë propozim të kërkuar janë:
Mbi cilat standarde dhe parametra ky projekt është vlerësuar si fizibël?
Duke qenë që shteti merr përsipër të paguajë këtë vlerë të lartë, a është marrë në konsideratë skenari i operimit nga vetë shteti shqiptar, marrë në konsideratë faktin që, si operator, do të arkëtonte rreth 40-50 mln euro në vit (junior fee dhe taksa e kalimit të kufirit)?
Cilat janë risqet që mbeten të merren përsipër nga pala tjetër kontraktore, shoqëria koncesionare, në momentin që riskun më me peshë, e merr përsipër vetë shteti?
A nuk përbën kjo në vetvete një formë subvencionimi që shteti jep në favor të një subjekti privat, ky lloj financimi?
Sikundër po shfaqet vullneti për t’i shkuar deri në fund rrugës kriminale të zgjedhur për Teatrin Kombëtar e projekte të tjera, edhe Aeroporti i Vlorës duket se do të vazhdojë të mbetet objekt i përpjekjeve të Qeverisë për ta renditur në listën kilometrike të skandaleve korruptive të këtyre 6 viteve
L.Pelinku
Ervin Minarolli Jorida Tabaku
(F.GJ/FAXWEB.AL)