16:52 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shteti në male për të shembur përfundimisht sedrën e mirditorëve, “kalaja e fundit” e etalionit nder

19:26 | 06/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shteti në male për të shembur përfundimisht sedrën e mirditorëve, “kalaja e fundit” e etalionit nder

Nga Fatjon Gjinaj

Nisi vite më parë në Qafë-Mollë dhe çlirimi i Mirditës nga miti i paprekshmërisë u rrëzua, teksa SHTETI tregoi se sa i fortë është për të bërë padrejtësi. Pasi në 30 vite shpopulloi mbi 80% të popullsisë rurale e mbi 70% të popullsisë së përgjithshme të krahinës, tregoi dhëmbët e kthetrat e mprehta duke mos kursyer asgjë ku kanalet e nëndheshme u bënë shteg i devijimit të njërit prej 4 elementeve (Empedoklees), duke shuar kështu njërin nga indet e jetës e ndërtuar kështu mitin e shembjes që në një botë paralele ku nuk besohet të drejtësia dhe nderi, do të ishin për t’u marrë shembull.

Uji, Toka, Zjarri dhe Ajri
Toka ishte e madhe për ta pushtuar sepse veç të tjerave është elementi pa të cilin tre të tjerat do të ishin padenjësisht të qëna. Pushtimi i saj do të ishte fundi i botës.
Zjarri ishte i rrezikshëm për ta pushtuar se i digjte.
Ajrin nuk e kapnin dot.
Dhe ç’bënë? U kapën me ujin përmes të cilit shkretonin Tokën, ndosnin Ajrin dhe shuanin Zjarrin.
E di që shqetësimi që ngre unë është i dobishëm për disa, e fatkeqësisht edhe për disa të tjerë që mezi presin reagime të tilla për ti përdorur për interesa të tipeve të ndryshme, dikush që me rezistencë vendos gjobë, dikush me rezistencë fiton territor, dikush me rezistencë hakmerret. E lejomëni të sqaroj se e bëj këtë reagim për hir të Tokës, Ajrit, Ujit dhe Zjarrit, ky i fundit më intereson më shumë e do e them në mbyllje arsyen.

Në pika të ndryshme të Mirditës janë shkarravitur kodrat e malet, pyjet, shkëmbinjtë… troç çështja quhet HEC. Diku janë futur lumenjtë nëpër turbina e diku ka përpjekje të vijohet me ritëm por gjithkund ka një mosmikpritje nga komunitetet. Në Kaçinar banorët rezistojnë prej muajsh, në Selitë po ashtu, edhe në Fan, në Mat (Gjoçaj e Lam i Madh). Deri diku ia kanë dalë të pengojnë punën e firmave private që lindin nga qoftëlargu, nga disa njerëz që nuk iu ka thënë kurrë njeri “a u lodhe”. Diku banorët ngrehën çadrat, diku u përplasen me policinë, diku me drejtuesit vendor, diku edhe me njëri-tjetrin, e po or po, me njëri-tjetrin se ka hyr dreqi mes shqiptarëve që kur Shqipëria është bërë arenë ku përplasen klikat kriminale në majën e politikbërjes.

Jo më larg se një ditë më parë gjatë një bisede mes disa personave folëm për një temë që është bërë e ditës këto ditë. Kishte mendime se dikujt po ia fut shteti e dikush që mendonte se ia kishte bërë vetes e, ndërkohë që flisnim për një ngjarje kriminale ku secili vendos pikat mbi “i” e vetëm drejtësia nuk vendos pikën e saj sepse nuk ka më drejtësi, kuptova pikërisht këtë gjë: Për çfarë piçk*n e Rrahmanit flasim kur s’ka drejtësi, s’ka shtet, s’ka asgjë?

Por shtet ka, ja ku e keni, midis maleve, atje ku njerëzit numërohen me gishta, atje mes luginës së Urakës, lum i cili përkëdheli sedrën e patriotëve që u bënë poetë të kombit me vargje si “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, patriotëve që për ta shkruajtën kancelaritë perëndimore e jo vetëm, “Luf’t’ë”, patriotëve si ata që i shndërruan shtëpitë në shkolla sa kush e dëgjonte krijonte idenë se çdo mirditor është mësues…

Ka shtet, se atje në male, mbërrijnë mjetet e posaçme për terrene të tilla, me efektivë anti-plumb e çizme të hekurta, e stampën e shqiponjës që sikur ka përkulur kryet në supat e tyre nga turpi kur shikojnë se si shqiptari lufton me shqiptarin për një kockë nga njëra anë e për një sedër nga ana tjetër.

Një miku im shkruante para ca ditësh se duhet nxjerr një amnisti për ti falur ata që i shërbejnë të keqes dhe arsyetonte me dorë në zemër e ndaj e mirëkuptova, se kur fëmijët duan bukë, ujë e arsim s’ka sedër që të ndalon t’ua sigurosh. Por kush më thotë (në rastin kur këta “Shqiponja”, “RENEA”-ra e “FNSH”-ra mbërrijnë aty ku drogë qe mbjell sa deti e nuk ua mbante të futeshin, e sot futen për të frikësuar ata burra dheu që me plot gojën e them se i tremb shqiponja e nderi i saj që mbani në supe, por që nuk ua bën syri tërrt e mëshirë ndjejnë për përuljen tuaj ndaj krimit, padrejtësisë, nënshtrimit ndaj të fortit), se me çfarë motivacioni ta nxjerrim këtë amnisti?

Ata janë në një mendje e kur është kështu uniforma e shtetit duhet t’ju japë kurajo për misionin e tyre, e kundërta është e vërtetë. Ata e shikojnë shtetin kundër tyre e palë me palët qe palë të vetme kanë paranë, shkatërrimin, pasurimin pa ua ndjerë fare se çfarë po i bëjnë këtij të gjori vend e Atdhe. Është e rëndë për ta të rreshtohen përballë shtetit në konfrontim me të, por ata janë burra malesh që me urtinë e tyre e dinë por se thonë me zë me besimin se diçka do të ndryshojë, ata e dinë se shteti edhe mund të mos i dojë por kombi kurrë nuk e bën diçka të tillë, ata e dinë se kombi është më i rëndësishëm se shteti, sepse ata e dinë ore zotërinj se ideali i kombit ka shembur shtete të mbrapshtë duke ia nisur nga e para, sepse themeli i një shoqëri aty nis, tek njeriu, edhe ai i maleve që lufton me shtetin e padrejtë me dashurinë për kombin për të ndërtuar një shoqëri të drejtë.

U arrestuan, u mbajtën qelive, u rrahën, u përçanë, u dynden, por ata mbajtën gjallë atë elementin e 4, zjarrin e kujdes prej tij. Uji është krijesë e Natyrës, Toka po ashtu, edhe Ajri, por mos harroni, Zjarrin e shpiku njeriu. Kujdes nga gjërat të cilat njerëzit kanë në dorë ti bëjnë, e sidomos kur e bëjnë për kauza të mëdha, siç është njëri nga elementet e jetës pa të cilin nuk bëjmë dot, UJI.

Shteti ka rënë që kur ka vendosur të pozicionohet kundër vullnetit të atyre për të cilët u krijua. Sedra e mirditorëve jo, e as s’ka për të ndodhur sado të pikojë sepse mirditorët janë unikë, janë unikë, janë unikë. Mbase kjo verbon shumkënd, madje edhe ndonjë mirditor të bërë “synet”. Ka për të pasur nderë derisa të jetojë mirditori i fundit në Shqipëri, e ka për të pasur Shqipëri vetëm për sa kohë do ketë njerëz që e ruajnë institucionin e nderit. Për këtë krahinë HEC-et janë në kundërshtim me interesat e saj dhe të Shqipërisë, lexoni histori të kuptoni se për interesa të tilla Mirdita ka ushtarë aq sa ka njerëz që marrin frymë mbi këtë krahinë. E ti shtet nuk i ke aq.

Etiketa: fatjon gjinaj
Pas

Lindi me një sëmundje të rrallë lëkure, foshnja braktiset nga prindërit

Para

35-vjeçari rrëzohet nga kamioni teksa po punonte në Berat, pronarët fshehin ngjarjen e rëndë (Aktiviteti i paligjshëm që kryenin)

Para
35-vjeçari rrëzohet nga kamioni teksa po punonte në Berat, pronarët fshehin ngjarjen e rëndë (Aktiviteti i paligjshëm që kryenin)

35-vjeçari rrëzohet nga kamioni teksa po punonte në Berat, pronarët fshehin ngjarjen e rëndë (Aktiviteti i paligjshëm që kryenin)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeprokurori i Prishtinës: Alarmi për bombë në Kuvendin e Kosovës ishte mashtrim

16 vatra zjarri në 24 orë, 4 vijojnë të jenë aktive

Rinumërimi në Durrës/ Kandidati i PD akuzon KAS: Do ta vazhdoj betejën, edhe pse kjo do zemërojë kolegët

Protestë kundër turizmit masiv në Mexico City përshkallëzohet në dhunë

Kryetari i bashkisë Vlorë, “Zgjohet” pas ulërimave të Ramës, nis të lirojë hapësirat e zaptuara

Qytetarët vazhdojnë të mashtrohen nga mesazhet e marra nga posta shqiptare

Ministri Malaj: Turizmi një sektor kyç për zhvillimin ekonomik, objektiv kryesor procesimi i shpejtë i udhëtarëve dhe biznesit

Aksident në Theth, plagoset një 63-vjeçar pas rrëzimit me motomjet

Rama ultimatum bizneseve në Lungomare: 48 orë për të liruar hapësirat publike

Zjarret vdekjeprurëse në Turqi: Humb jetën zjarrfikësi Ragip Sahin, dëme të mëdha materiale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.