19:05 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shteti nuk paguan faturat e energjisë, borxhi 183 mln euro në janar-prill, rritje me 2.4 herë nga 2013-ta

07:36 | 05/08/2022
në Ekonomi, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shteti nuk paguan faturat e energjisë, borxhi 183 mln euro në janar-prill, rritje me 2.4 herë nga 2013-ta

Gjendja debitorë e enteve shtetërore ndaj kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë po rritet me shpejtësi, duke dhënë një shembull negativ në popullatën e gjerë, e cila përballet me dënime të rënda (shkëputje e energjisë deri në burg) në rast se nuk paguan ose abuzon.

Që nga vitin 2013 kur detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së kulmuan, borxhi në katër mujorin e parë te vitit 2022 arriti kulme të reja, në 22, 1 miliardë lekë ose 183 milionë euro. Në vetëm katër muaj detyrimet e shtetit ndaj OSHEE-së u rriten me 8.3%, ndërsa që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë.

Rritjen më të madhe të detyrimeve e krijuan institucionet jo-buxhetore, të cilat përfaqësohen nga ndërmarrjet e ujësjellësit. Këto ente krijuan stok detyrimesh nga OSHEE-së 17.1 miliardë lekë 142 milionë euro me zgjerim 9.4% në krahasim me fundit e vitit. Por në rritje të shpejtë është edhe borxhi i administratës shtetërore, i cili ka arriti në rreth 5 miliardë lekë në fund të prillit 2022 me zgjerim 4.6% në raport me fundin e vitit.

Qytetarët shqiptarë paguajnë fatura të larta të energjisë elektrikë, por siç duket ato do të rëndohen gjatë viteve në vijim, pasi borxhet e shtetit do të shlyhen më shumë gjasë nga taksat e shqiptarëve. Kështu ndodhi edhe në vitin 2013, kur qeveria Rama 1 vendosi të pastrojë borxhet e fshehura nga qeveria Berisha 2.

Në vitin 2013 borxhi i shtetit për faturat e papaguara të energjisë ishte rreth 9 miliardë lekë. Këto detyrime u shlyen nga borxhi që qeveria mori për këtë qëllim. Sakaq borxhi shlyhet nga taksat e qytetareve. Gati 10 vite më vonë, në vend që të kishim mësuar nga përvojat negative, situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi detyrimet po shkojnë drejt trefishimit.

Ndërmarrjet e ujësjellësit dhe ato të ndriçimit te qyteteve po rriten në stafe vit pas viti, duke pësuar fryrje të panevojshme në një kohë që cilësia e shërbimeve perceptohet në rënie nga qytetarët. Mbingarkesa me punonjës e ujësjellësve po shteron fondet që duhet të përdoreshin për shlyerjen e faturave të energjisë.

Edhe pse Ministria e Financave i ka forcuar rregullat dhe udhëzimet ndaj enteve që nuk paguajnë energjisë, por ato nuk po merren në konsideratë, pasi borxhi i enteve publike ndaj OSHEE-së po kulmon nga viti në vit./Monitor

Pas

Raketa që vrau liderin e Al-Qaedas ‘nuk shpërthen’, ajo bën diçka shumë më të keqe

Para

THE ATHLETIC/ Kriza financiare e Barcelonës dhe çfarë mendon pjesa tjetër e futbollit për të

Para
THE ATHLETIC/ Kriza financiare e Barcelonës dhe çfarë mendon pjesa tjetër e futbollit për të

THE ATHLETIC/ Kriza financiare e Barcelonës dhe çfarë mendon pjesa tjetër e futbollit për të

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

Aksident i rëndë te Fafa, në Institut, Tiranë/Makina përplas këmbësorin

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

BE dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

BE zbulon datën, kur do të mbahet konferenca e 5-të e anëtarësimit me Shqipërinë

AMA marrëveshje me Inspektoriatin Shtetëror të Punës, Krasniqi: Angazhim i përbashkët për zbatimin e ligjit mbi kushtet e punës dhe mbrojtjen e gazetarëve

LAJMI I FUNDIT/ SPAK zbarkon në Bashkinë Klos, sekuestrohen telefona dhe shoqërohen disa zyrtarë

Zelensky: Na duhet një paqe e qëndrueshme, faleminderit Oslo për mbështetjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.