Që nga dita e djeshme qeveria më rastin e zgjedhjeve të 30 Qershorit ka futur në lojë edhe ushtrinë shqiptare. Me dhjetëra kamionë të shoqëruar nga makina të policisë janë parë në rrugët e vendit dukke transportuar materialet zgjedhore, kryesisht në bashkitë e drejtuara nga ana e demokratëve.
Edhe ditën e sotme mjetet e ushtarake kanë shpërndarë materialet zgjedhore në disa bashki të vendit ndërkohë që këtë mëngjes ushtria ka zbarkuar në Lezhë, bashki kjo e drejtuar nga të djathtë, por ku PS ka ambicie të mëdha për ta kthyer në bastion të vetin, duke kandiduar Pjerin Ndreun.
Në ambientet e jashtme të KZAZ-ve 12-13 ka pasur masa të shumta sigurie, ku nuk kanë munguar as përplasjet mes policisë së Rendit dhe asaj Bashkiake.
Këta të fundit kanë kërkuar lirimin e ambienteve të KZAZ-ve, në respekt të dekretit të presidentit Meta, kërkesë kjo që nuk është miratuar nga ana e KQZ-së dhe policisë së rendit.
(E.K/Faxweb.al)