Pas deklaratës së vet vajzës dhe nënës së saj lidhur me arrestimin e 21-vjeçarit këtë herë ka reaguar babai i të miturës i cili qetësisht përpara kamerave tregon se lindja e fëmijës nga vajza e tij e cila është 14-vjeçe është një gjë normale.
Ai kërkon dhe i bën thirrje organeve ligjzbatuese të lirojnë dhëndrin, në një moment Shpëtim Jonuzi thotë se shteti duhet ti lirojë dhëndrin një orë e më parë sepse arrestimi i tij është pa arsye.
Më tej ai pohon se kane qenë vetë prindërit të cilët i kanë dhënë lejë vajzës për martesën në moshën 13-vjeçare dhe se kjo për ta është normale.