Edhe pse kanë kaluar 7 vite nga fillimi i punimeve për ndërtimin e Bypass-it të Fierit banorët që jetojnë përgjatë saj vazhdojnë të kenë një sërë problematikash. Prej vitesh me rradhë ata kanë kërkuar që të dëmshpërblehen për sipërfaqen e tokës që i’u është marrë për ndërtimin e rrugës , por ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
Më të prekurit janë banorët e zonave të Havaleasit , Dërmënasit , Pojanit por edhe të Shtyllasit. Një pjesë e tyre thonë që ende paguajnë qeranë e tokës edhe ose atë nuk e kanë më në përdorim.
“Kalojnë makinat kanë kaq vite, ne s’kemi marrë lekët paguaj edhe lekët e qirasë. Kanë kunetërit e mi, kushërinjtë e burrit. Na thanë bëni dikumenttat, hic asnjë gjë.
Halli hallit nuk i ngjan, dua të shkoj te toka ime, ky zotëria nuk më lë. E ka bllokuar ai. Edhe unë kam të drejtën time. Tokat janë të bllokuara, nuk dimë si bëhet. Ku do ankohesh. Ata që s’kanë marrë lekët i kanë bllokuar tokat.
Kjo ka 7 vjet që është futur Bypassi, erdhën na bënë dokumentat, kam vajtur ne ministri dhe do kthehen sot e kësaj dite s’kam marrë lekët. Me ato lekë do kisha marrë një lope”– shprehen banorët.
Një tjetër problematikë që ata kanë eshtë mungesa e rrugëve dytësore të cilat sjellin pengesa në shërbimet që duhet ti kryejnë tokës, ndërsa ka akse të bllokuar nga pronarët e tokave, që duhet të ishin dëmshpërblyer për hapesirën e marrë nga ndërtimi i bypass-it, por që sot e kësaj dite janë endur nëpër institucione.
Banorët shprehen se kanë vite që shkëmbejnë vetëm dokumenta me ministritë dhe institucionet vendore, por që deri më sot nuk kanë marrë asnë qindarkë për vlerën e shpronësimet që u takon me ligj.