Në ambientet e jashtme të Gjykatës së Tiranës, situata paraqitet mjaft e nxehtë, teksa qindra policë kanë formuar gardhin e sigurisë.
Dhjetra furgonë janë parkuar në gjendje gatishmërie, në rast të një përshkallëzimi të mundshëm të situatë.
Po ashtu është ndaluar qarkullimi i mjeteve në rrugën që lidh ‘’Myslym Shyrin” me Gjykatën.
Seanca pritet të nisë brenda pak minutave, ndërsa 23 personat e arrestuar kanë mbërritur tashmë në Gjykatë. Mes personave që gjenden në ambientet e jashtme të Gjykatës janë dhe një grup deputetësh opozitarë.
Personat e arrestuar nga ana e Policisë:
-Rasim Koloshi, 23 vjeç, banues në Kukës.
-Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Shaban Selmani, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Zenel Matmuja, 48 vjeç, banues në Kukës.
-Adem Duraku, 59 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.
-Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
-Armand Ademaj, 28 vjeç, banues në Kukës.
-Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.
-Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës.
-Lefter Rexhmati, 38 vjeç, banues në fshatin Bushat, Kukës.
-Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës.
-Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
-Shemsi Trota, 54 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës.
-Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
-Lulëzim Uka, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
-Ardit Alidini, 21 vjeç, banues në Kukës.
-Fatos Harulla, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Sajmir Trota, 33 vjeç, banues në Kukës.
-Lulzim Popa, 60 vjeç, banues në Kukës.
-Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
-Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës.
(E.K/FAXWEB.AL)