Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo gjatë mbledhjese së Komitetit Teknik të Ekspertëve ka bërë me dije se në spitalin Covid1 është rritur ndjeshëm numri i të shtruarve të cilët paraqesin një gjendje të rënduar.
Çomo u shpreh se në spitale janë shtruar dhe të rinjë të cilët kanë paraqitur një gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e Covid.
“Në Covid1 janë shtuar numri i të infektuarve dhe kjo do të thotë shtim i të shtruarve në spital.Vihet re një rritje e të sëmurëve të cilët kanë paraqitur një gjendje të rëndë shëndetësore.
Të shtruarit në spital fillojnë nga mosha 30-vjeçare deri ne 90-vjeçe, ndërsa mosha mesatare është 50-60 vjeç. Dua të them që ka dhe të rinj që kanë paraqitur një formë të rënduar nga Covid-19. Dua të këshilloj mbajtjen e maskës sepse nuk po mbahet.”, u shpreh Çomo.