Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi shtirej sikur ishte truprojë e kryeministrit grek Aleksis Tsipras. Mediat greke shkruajne sot se shqiptari, emri i të cilit nuk është bërë publik u zbulua fare rastësisht.
Dyshimet nisën kur ai i tha një polici rrugor që ishte me shërbim pranë godinës së Kryeministrisë, se ai ishte roje i sigurisë së Kryeministrit Tsipras dhe ishte aty me mision që të siguronte jetën e kryeministrit grek.
Policit kjo nuk iu duk bindëse, për më tepër që pas prezantimit që bëri, ai ndërhyri brutalisht në një debat mes rrugorit dhe një kalimtari, duke kërcënuar se mund t’i vinte prangat.
Efektivi i rrugores kërkoi verifikim, por pas kësaj, shqiptari u frikësua dhe u largua me vrap. Në rrugë i ra një çantë shpine që kishte, brenda së cilës kishte edhe mjet identifikimi.
Policisë nuk iu desh shumë për ti gjetur banesën dhe gjatë kontrollit iu zbuluan dokumente identifikimi false, radiomarrëse, një armë dhe pranga.
Shqiptari ka pranuar se ëndrra e jetes se tij ishte të bëhej pjesë e sigurisë së kryeministrit, por duke mos e arritur këtë e kishte sajuar.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post