Ministria e Shëndetësisë ka bërë paraditen e sotëm përditësimin e situatës nga Covid-19, ndërsa bëri me dije se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 31 raste të reja, ndërkohë që një person ka humbur jetën. Ndërkohë që në gjithë vendin rezultuar nga marrja e 300 testimeve 31 raste të reja, Faxweb.al mëson se ka arritur në 36 numri i të infèktuarve, 3 më shumë nga sa deklaroi Ministria e Shëndetësisë, dhe janë raste të testuara pas daljes së komunikatës për mediat.
Më herët raportuam po ashtu se një tjetër person kishte rezultuar pozitiv në Gjirokastër, që ishte infèktuar gjatë kohës që kishte qenë i shtruar në QSUT në Tiranë.
Pjesa më e madhe janë kontakte familjare të rasteve të konfirmuara pozitivë, por ka disa raste të reja në proces hetimi në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe Tiranë. Shpërndarja e rasteve të reja sipas MSH është si vijon: 8 raste në Tiranë, 6 në Pukë, 5 në Shkodër, 5 në Vlorë, nga 2 raste në Durrës, Krujë, Elbasan, dhe 1 rast në Lushnje dhe 2 në Gjirokastër.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post