15:41 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtohen ”antenat” e alarmit në kampin e muxhahedinëve, përfaqësuesi i MEK: Sa rrezikon Shqipëria të sulmohet, duam të kthehemi në Iran

12:48 | 09/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohen ”antenat” e alarmit në kampin e muxhahedinëve, përfaqësuesi i MEK: Sa rrezikon Shqipëria të sulmohet, duam të kthehemi në Iran

Fax News ka qenë sot pranë kampit të MEK në afërsi të Manzës, ku ajo që të bie në sy është rritja e masave të sigurisë, pas përplasjeve të fundit mes SHBA-së dhe Iranit.

Janë të paktën 3 mijë muxhahedinë që janë strehuar në këtë kamp, me mbështetjen dhe ndihmën e SHBA-ve, të cilët gjenden prej disa vitesh tashmë në Shqipëri.

Ata janë opozita zyrtare e Iranit, që tashmë drejtohet me një dorë të hekurt, dhe ka kërcënuar me ndërmarrjen e sulmeve në kundërpërgjigje të vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Në një intervistë me gazetaren Mirilda Tili, një prej përfaqësuesve të këtij komuniteti u shpreh se ata ndihen të sigurtë në Shqipëri, dhe në kampin ku kanë përqendruar të gjitha aktivitetin e tyre.

Ai pranon se ka një numër më të madh të punonjësve të policisë që monitorojnë të gjithë zonën, ndërsa shton se këto masa janë ndërmarrë nga ana e qeverisë shqiptare, për të evituar çdo kërcënim.

Por a rrezikon vërtetë Shqipëria nga një sulm i Iranit?

Përfaqësuesi i MEK shprehet: Shqipëria nuk bën përjashtim nga vendet e tjera që kanë strehuar muxhahedinët. Gjenerali që u vra qendron pas shumë krimeve që janë kryer ndaj muxhahedinëve.

Për shkak se gjenerali që u vra tashmë nuk përbën më rrezik, mundësitë që ne të kthehemi së shpejti në Iran janë më të mëdha.

Pas politikave që do të ndërmerren nga Amerika dhe nga miqtë është një mundësi shumë e mirë që në Iran të rrëzohet ky regjim, kemi shpresë shumë të madhe që 2020-ta do të sjellë ndryshime dhe ne do të mund të kthehemi në shtëpinë tonë. 

Soleimani ishte përgjegjës për vrasjen e shumë muxhahedinëve, janë vrarë 147 iranianë. Ai ishte njeriu i dytë sa i takon shtetit, dhe mbështeste terrorizmin dhe përtej Iranit.

Vendimet që ka marrë qeveria shqiptare për të lkarguar përfaqësuesit e ambasadës së Iranit, rrit sigurinë në vendin tuaj, pasi ambasadori ishte pjesë e një grupi terrorist. Ai ka qenë pjesë e celulave terroriste, dhe ishte pjesë e planit për të sulmuar muxhahedinët në ditën e Novruzit.

Siç shihet dhe nga pamjet e sjella nga operatori i Fax News, muxhahedinët vijojnë të kenë jetë aktive, ku disa prej tyre shihen duke vrapuar, ndërsa kampi mbetet i rrethuar nga elementë të shumtë sigurie.

Askush nuk mund të hyjë në Ashraf 3 në rast se nuk është i pajisur me dokumente nga personat e sigurisë së kampit. Brenda rrethimit janë siguruar të gjitha kushtet për mbarëvajtjen e jetës së tyre, që nga qendrat shëndetësore, deri te ambientet e argëtimit.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: iranianetmuxhahedine
Pas

“Të bashkëpunojmë për forcimin e demokracisë”, Thaçi uron Shqipërinë për marrjen e Kryesisë së OSBE

Para

Detajet/ 27-vjeçari po kalonte kufirin, policia i sekuestron 20.000 euro

Para
Detajet/ 27-vjeçari po kalonte kufirin, policia i sekuestron 20.000 euro

Detajet/ 27-vjeçari po kalonte kufirin, policia i sekuestron 20.000 euro

Discussion about this post

 



Të Fundit

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

Biden u diagnostikua me kancer, Trump: S`më vjen keq për të, ka lënduar shumë njerëz!

Përmbytjet e rënda në Nigeri, të paktën 150 të vdekur dhe mijëra të zhvendosur

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.