Derimë tani ka 8 kandidatë nga listat e PD-së dhe të LSI-së që kanë shprehur gadishmërinë për të marrë mandatet e lëna nga deputetët e opozitës së bashkuar.
Pas 4 deputetëve që betohen sot në Kuvend, Ylli Shehu, Aurora Mara, Enver Roshi dhe Edmond Rrushi, dhe Lefter Maliqit të PD-së në Berat, 3 emra të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ.
Ata janë Ligoraq Karamelo në listat e PD-së në Korçë, Ediola Braha nga listat e LSI-së në Gjirokastër dhe Elda Hoti në listën e LSI-së në Lezhë. Braha ka qenë kryetare e LSI-së për Tepelenën, dhe dje ka dhënë dorëheqjen nga ky pozicion që mbante. (lexo këtu)
Vetë kreu i PD-së Lulzim Basha i pyetur nga gazetarët për këto rrjedhje nga listat, tha se klonimet e Edi Ramës nuk mund të përbëjnë opozitën në Kuvend, pasi fatin e tij e kanë përcaktuar qytetarët që prej datës 16 Shkurt.
Nuk kanë munguar as akuzat si ajo e gazetarit Elio Laze, sipas të cilit bashkëshortes së trij Ira Vejsiu, që është në listat e Tiranës për LSI-në i janë ofruar para nga një deputet i PS-së që të merrte mandatin. (LEXO KËTU)
(E.K/FAXWEB.AL)