08:12 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shtohen kërkesat, ç’duhet të dini nëse synoni të udhëtoni në vendet e Shengenit

11:30 | 05/08/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohen kërkesat, ç’duhet të dini nëse synoni të udhëtoni në vendet e Shengenit

Prej kohësh Policia e Shtetit ka shtrënguar masat për qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendeve të Shëngenit.

Shkak për këtë është bërë shtimi i numrit të qytetarëve shqiptarë që e shohin lëvizjen e lirë si një mundësi për të punuar ose për të kërkuar azil.

Ndërkohë që në një urdhër që mban firmën e Drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Ccako janë shtuar disa kritere të reja.

Urdhri që ashpërson kriteret dhe masat në kufi është firmosur më datën 1 gusht 2017 me numër protokolli 5792.

Mësohet se urdhri në fjalë është lëshuar pas ultimatumeve të zyrtarëve të qeverisë franceze ndaj qeverisë shqiptare, por edhe pas mesazheve e shqetësimeve që ambasadorja e Francës i përcolli direkt Drejtorit të Policisë së Shtetit gjatë takimeve me të në muajin korrik.

Kështu, sipas urdhrit të Drejtorit të Policisë, çdo shqiptar që kalon kufirin duhet t’i tregojë policit shqiptar adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë. Kriteri i dytë është ftesa që pritësit në vendin e destinacionit ku kërkohet që kjo ftesë të përmbajë kontaktet e pritësit.

Kriteri i tretë është bileta apo rezervimi i biletës për kthim në Shqipëri në momentin e paraqitjes apo të nisjes për të dalë jashtë shtetit.

Pika e fundit në katër kriteret e vendosura është ajo e mjeteve financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit. Kjo pikë ndonëse e papërcaktuar në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, sipas një dokumenti zyrtar të ministrisë së Jashtme ka një vlerë konkrete.

“Po sa është kjo shumë? Vende të ndryshme kanë përcaktuar shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka një rezervim hoteli”, thuhet nga Ministria e Jashtme. Ndërkohë, mësohet se në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit, qytetarit mund t’i kërkohet të ketë me vete shuma deri në 100 euro për çdo ditë qëndrimi në zonën Shengen.

KATËR KRITERET E REJA:

Adresën e saktë të akomodimit në vendin e destinacionit ku do të shkojë;

 Ftesa e pritësit në vendin e destinacionit (të përmbajë kontaktet e pritësit);n

 Biletë rezervimi për kthimin;n

 Mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve për kohën e qëndrimit.n

50 euro/ditë qëndrimi në rastet e paraqitjes së rezervimit të hotelit.

100 euro/ditë në rastet kur nuk paraqitet rezervimi i hotelit në kufi.

(E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: kritere te rejashengen
Pas

I armatosur keq, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër. Në banesë iu gjet dhe drogë

Para

Shteti i vetëshpallur në Ballkan që po lobon për njohje ndërkombëtare, ku ndodhet

Para
Shteti i vetëshpallur në Ballkan që po lobon për njohje ndërkombëtare, ku ndodhet

Shteti i vetëshpallur në Ballkan që po lobon për njohje ndërkombëtare, ku ndodhet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.