Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka bërë së fundmi të ditur marrjen e një sërë masash me qëllim mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë në vend gjatë festave të fundvitit. Mësohet se policia ka kaluar në shërbim të përforcuar ndërkohë që vijon të ketë nën kontroll një listë personash që mbahen në vëzhgim.
“Kemi shtuar kontrollet, policia është në shërbim të përforcuar. Masat kanë për qëllim ndalimin e incidenteve dhe aksidenteve.”, bëri me dije ai.
Më tej, drejtori i Policisë së Shtetit theksoi se kontrollet janë shtuar më së shumti në disa institucione shtetërore të rëndësisë së veçantë. (XH.A/SHUPLAKA)