10:26 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtohen misteret për vdekjen e 23 vjeçares në aksident, çfarë iu gjet në portofol

12:44 | 22/02/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksidenti tragjik në autostradë, vajza e re po kthehej nga porti. Në portofol iu gjet bileta

Shtohen misteret e aksidentit për vdekjen e 23-vjeçares, Elena Avdillari. Burime nga policia bëjnë me dije se ajo do të nisej me traget drejt Italisë, pasi ne portofol i eshte gjetur nje bilete vetem vajte e jo kthimi, me gjasë për t’u nisur me tragetin për Ankona.

Viktimës iu gjet një biletë trageti në çantë dhe u tha se ishte kthyer nga Porti i Durrësit për mungesë dokumentash, por Policia e Kufirit deklaroi paradite se Elena Avdillari nuk ishte paraqitur në sportele për të hipur në traget.

“Nuk na rezulton nje emer i tille i regjistruar, pasi mbajne regjister per cdo person te kthyer mbrapsht apo te paraqitur”- thone burimet për Fax News.

Benzi me targa AA 060 SP ka mbetur në vendin e aksidentit fatal që shkaktoi vdekjen e taksisti durrsak Bujar Agalliu dhe pasagjerës 23 vjeçe, Elena Avdillari, mbrëmjen e djeshme. Pronari i makinës u zbulua nga Policia se është shpallur në kërkim.

Aksidenti rrugor me dy viktima që ndodhi mbrëmë në mesantë pranë Maminasit sipas hetuesve mund të jetë shkaktuar me qëllim nga i riu që ndodhej në benzin që përplasi taksinë ku mbetën të vdekur 2 shtetas.
Sipas burimeve policore pas aksidentit drejtuesi i automjetit, gjendja shëndetësore e të cilit nuk dihet, është larguar nga vendnngjarja dhe nga një person tjetër. Sipas deklaratës për shtyp të policisë në mjetin tip Benz me targa AA060 SP, patrulla që mbërriti në vendnngjarje nuk gjeti asnjë person.

Hetuesit flasin për një aksident të qëllimshëm, ku drejtuesi i mjetit që e shkaktoi atë mund të ketë pasur njohje me 23-vjeçaren.

Policia dyshon se në momentin që 23-vjecarja është larguar me taksi në drejtim të Tiranës, është ndjekur nga automjeti tip benz. Në pamundësi për të ndaluar taksinë, mendohet se i riu që ndodhej në timon e ka goditur atë nga pas duke shkaktuar edhe aksidentin fatal.

Krahas dyshimeve nuk përjashtohet mundesia e nje ngjarje aksidentale, ku drejtuesi që shkaktoi aksidentin i përfshirë nga paniku është larguar nga vendi i ngjarjes, i ndihmuar nga një tjetër person.

Efektivët e Policisë kanë identifikuar drejtuesin e mjetit tip benz, i cili eshte një i ri nga Tirana dhe po punojnë për gjetjen e tij.

Automjeti tip taksi me te cilën po udhetonin dy viktimat 60 vjecari  Bujar Agalliu, banor i Durrësi si  dhe pasagjerja  Elena Avdillari 23 vjeçe, banore e Tiranës,  fillimisht u perplas nga pas nga një mjet tjeter tip benz. Përplasja ishte aq e forte sa taksia ka devijuar nga autostrada duke u futur në një karburant.

Ndërkaq edhe grupi hetimor  po punon për zbardhjen e rrethanave aksidentit tragjik.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: 23 vjeçareaksidenti ne maminas
Pas

Heqja e ndihmës ekonomike, Basha: Shteti ka lekë, po shkojnë në xhepat e Ramës dhe ministrave

Para

“Ruhuni prej të pasunve”, fundi tragjik i një familjeje, Noemi Preka përcillet për në banesën e fundit (FOTO)

Para
“Ruhuni prej të pasunve”, fundi tragjik i një familjeje, Noemi Preka përcillet për në banesën e fundit (FOTO)

“Ruhuni prej të pasunve”, fundi tragjik i një familjeje, Noemi Preka përcillet për në banesën e fundit (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Organizonte lojëra fati në lokal, arrestohet pronari dhe punonjësi (EMRAT)

Irani: Dy gjeneralë të tjerë të vrarë nga sulmet izraelite

“2 mijë raketa kundër Izraelit”, mediat amerikane: Ja çfarë pritet të ndodhë

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Chat”.

Vala e sulmeve Izrael-Iran

“Natë e vështirë në Izrael”/ Ambasadori amerikan në Tel Aviv: M’u desh të futesha pesë herë në strehimore

“Pallati 176” komedia brilante shfaqet në Lezhë Klasikja e komedise shqiptare sillet ne skene nga nxenes te “Beselidhjes”

Ushtria izraelite valë sulmesh mbi Teheran: Goditëm dhjetëra objektiva strategjike! Shënjestruam sistemet raketore tokë-ajër dhe…

Përplasjet e ashpra Izrael-Iran, asnjëra nga palët nuk kursehet! Çfarë dihet deri më tani

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, shtatë të plagosur, tre në gjendje të rëndë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.