Që pas publikimit të listave kanë nisur pakënaqësitë e para në rradhët e Partisë Demokratike.
Pas tërheqjes së Sazan Gurit në listën e Beratit dhe Blendi Himcit nga Elbasani një tjetër kandidat tërhiqet nga gara.
Ramiz Çobaj kandidati për deputet në listën e PD për qarkun e Shkodrës, njëkohësisht dhe kryetar i degës së PD mësohet se ka paraqitur dorëheqjen e parevokueshme nga lista për kandidim.
Këtë vendim ai e ka marrë i fyer nga renditja në listën e PD për qarkun Shkodër. Lulzim Basha e ka radhitur si numri tetë, ndërkohë që janë vendosur partia aleate dhe emra të tjerë nga Shkodra, të cilët nuk asnjë kontribut për PD dhe opozitën.
“Nuk kam qenë kurrë në garë për deputet. Nuk u pyeta as m’u morr mendim, as për futjen time në garë por nuk kam pasur diskutime apo konsultime edhe sa i përketë përpilimit të listave për Shkodrën. Refuzova të plotësoja formularin për të garuar pasi mësova që isha futur në listë dhe renditesha i teti”- deklaroi për Report TV, kreu i PD-së së Shkodrës Ramiz Çobaj. (E.K/SHUPLAKA)