Policia e Fierit ka arrestuar dy persona, për shkak se ju kishin premtuar 4 pakistanezëve se do ti çonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë.
Policia ka vënë në pranga shtetasit e mëposhtëm:
1.Shahe Koko, 23 vjeç.
2.Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)