05:29 | 10/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shtohet dhuna në familje, tre urdhëra mbrojtje ndaj një nëne dhe dy vajzave në Tiranë

10:18 | 09/01/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohet dhuna në familje, tre urdhëra mbrojtje ndaj një nëne dhe dy vajzave në Tiranë

Me nisjen e vitit të ri, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket një dukurie shqetësuese në shoqërinë tonë. Dhuna në familje paraqitet në shifra shqetësuese pavarësisht përpjekjeve për ta parandaluar.

Vetëm në kryeqytet, janë lëshuar së fundmi tri urdhëra mbrojtje ndaj një gruaje dhe dy vajzave të reja në moshë.

Policia e Tiranës ka lëshuar urdhër mbrojtje ndaj shtetases me iniciale K. T, e cila është dhunuar nga i biri Gazmend T. 30 vjeç, i cili është vënë në prangat e policisë.

Urdhri i mbrojtjes së menjëhershme është plotësuar edhe për dy vajza J. M. dhe E. M. që janë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga babai i tyre Adrian M. 47 vjeç.

Në një konferencë për shtyp në fillim të këtij viti, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, premtoi se luftimi i dukurisë së dhunës në familje do të jetë prioritet i Policisë së Shtetit në 2017-ën.

“Sa i përket dhunës në familje, jemi ende në fazën e zbulimit të këtij problem real në shoqërinë tonë. Gjatë vitit të kaluar janë proceduar mbi 3 mijë e 45 autorë, gati 1 mijë të arrestuar. Afërsisht 3 qytetarë të arrestuar në ditë për dhunë në familje.”, shprehej Tahiri.

Përballë premtimit për marrjen e masave konkrete, kjo dukuri vijon të mbetet një realitet i hidhur ku gëlojnë lajmet e vrasjeve dhe urdhëra-mbrojtjesh të dështuara. Më i përfoluri së fundmi ishte ngjarja tragjike e shënuar në fund të 2016-ës në Fier, ku një shtetas zhveshi dhe hodhi nga dritarja e banesës bashkëshorten e tij Liliana Rukaj. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arrestimDhune ne familjetiraneurdher-mbrojtje
Pas

Bërtiti dhe bëri gjeste ndaj presidentit të La Ligas, Pique mund të dënohet (VIDEO)

Para

Në një moment depozitat e ujit nisin të rrjedhin, ç’i ndodh pallatit në Tiranë meriton shumë kujdes…(FOTOT)

Para
Në një moment depozitat e ujit nisin të rrjedhin, ç’i ndodh pallatit në Tiranë meriton shumë kujdes…(FOTOT)

Në një moment depozitat e ujit nisin të rrjedhin, ç'i ndodh pallatit në Tiranë meriton shumë kujdes...(FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kalifornia planifikon të ngrejë padi kundër Trump për vendosjen e Gardës Kombëtare në protesta

FOTO/ Los Angeles në flakë, protesta të dhunshme pas dërgimit të agjentëve federalë për emigrantët

Kardinali shqiptar Ernest Simoni në festën e Madonnës së Kurorëzuar në Itali, kryeson Meshën Solemne

Plagosja e shqiptarit në Itali, një nga skenarët e mundshëm është hakmarrja për shkak të detyrës! Cenaj rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale

Orban: Rusët nuk mund ta mposhtin Ukrainën, e jo më NATO-n

5 gola në dy ndeshje, Kosova ka një yll të ri

Rama rikthen rubrikën “Sy m’sy”, nesër komunikim live me qytetarët

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.