Ditën e sotme në Spanjë do të votohet për zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjen e senatorëve të rinj.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 09:00 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 20:00 të darkës.
Ndërkohë që sipas analistëve në Spanjë asnjëra prej forcave politike nuk mund të sigurojë votat e nevojshme për të qeverisur, pritet që të formohen koalicionet e nevojshme për t;ju dhënë spanjollëve qeverinë e re.
Të drejtën e votës e kanë 36.893.976 qytetarë për zgjedhjen e 350 deputetëve të rinj dhe 208 senatorëve.
Për të qenë pjesë e parlamentit në votime marrin pjesë parti tradicionale, socialistët e kryeministrit Pedro Sanchez, nacionalistët baskë e katalanas dhe ekstremi i djathtë që mund të bëhet pjesë për herë të parë e parlamentit spanjoll. Me votimin e sotëm spanjollët zgjedhin legjislaturën e 13 në 42 vite demokraci.
Votimet e fundit në Spanjë janë zhvilluar në 26 qershor të 2016.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=YNhotXVGzYw