18:48 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtohet mbështetja ndaj studentëve, pedagogët e Shkencave Sociale në ‘protestë’

16:51 | 15/01/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohet mbështetja ndaj studentëve, pedagogët e Shkencave Sociale në ‘protestë’

Një zhvillim i papritur ka ndodhur dje dhe sot në mjedist e fakultetit të shkencave sociale, ku me sa duket radikalizimi i studentëve ka prekur gjithnjë e më shumë edhe pedagogët e tyre.

Tre faktorë të rëndësishëm kanë luajtur rrolin e katalizatorit në këtë valë të re të kundërshtimit ndaj qeverisë. Së pari dhuna policore kundrejt studentëve, së dyti përpjekja perfide e pushtetit për të krijuar një antagonizëm artificial mes nxënësve dhe mësuesve të tyre dhe së treti, me sa duket më e rëndësishmja, njohja me dy vendime të këshillit të ministrave të dala në ditët e fundit të dhjetorit, të cilat në vend të liberalizimit dhe ruajtjes së autonomisë synojnë edhe më shumë shkallmimin e saj dhe ritjen e kontrollit nga ministria e arsimit.

Për këto tre faktorë, një grup pedagogësh të shkencave sociale i kërkuan dje përfaqësuesve të tyre në senatin e universitetit të bëheshin mbrojtës të kërkesave të studentëve, të kërkonin shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe të dënonin dhunën. Ashtu sikurse u pa, pas kësaj kërkese të firmosur nga një grup i konsiderueshëm prej 32 nismëtarësh (po ata që patën firmosur edhe peticionin e fund dhjetorit), senati iu përgjigj me një qëndrim as mish dhe as peshk, (mbështeti edhe kërkesat e protestës edhe rikthimin në mësim, gjë që u përshndet edhe nga Edi Rama). ↓

 

Pas kësaj ndodhi një gjë e pa mendueshme dhe perceptueshme vetëm pak ditë më parë.

Pedagogët e Shkencave sociale mblodhën të gjithë trupën e mësimdhënësve, pra asamblenë e fakultetit ku përfshihen të gjithë të punësuarit me kohë të plotë dhe morën vendimin unanim: jo vetëm për mbështetjen e studentëve, por edhe kërkesën për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë, nga i cili Rama ka thënë se nuk tërhiqet.↓

 

“Pika më e fortë e kësaj lëvizjeje është kundështimi i ligjit dhe thirrja që u bëhet asambleve të fakulteteve të tjera dhe senatit të UT që të shprehen në të njëjtën mënyrë kundër ligjit. Ndryshe nga deklarata e dhjetorit që ishte e një grupi pedagogësh, ky është vendim institucional që përfaqëson të gjithë pedagogët” komentoi menjëherë pas saj, pjestari i këtij fakulteti dhe aktivisti i Lëvizjes për Universitetin Arlind Qorri.

Edhe vetë lëvizja e konsideroi këtë akt një hap historik të nxitur nga demokracia që studentët po i mësojnë mbarë shoqërisë: “Ndryshe nga Senati i Universitetit të Tiranës, Asambleja e Stafit Akademik të Fakultetit të Shkencave Sociale nuk bën thirrje për rifillimin e mësimit, por mbështet kërkesat e studentëve dhe rishpreh vullnetin e saj për abrogimin e ligjit të arsimit të lartë.
Është hera e parë që në universitetet publike të Republikës së Shqipërisë mblidhet formalisht asambleja e pedagogëve. Studentët u mësuan të gjithëve se demokracia e drejtpërdrejtë funksionon”, u shkruajt në faqen e saj në Facebook.

Pra ndërkohë që qeveria dhe mediat pranë saj po shpallin fundin e protestës studentore, ndërkohë që ata e paraqesin atë që po ndodh aktualisht në fakultete si pengmarrjen e një grupimi të ogël të nxitur nga opozita, mbarë trupa e petagogëve të shkencave sociale dëshmojnë për të kundërten.
Vendimi i tyre dhe ftesa për fakultetet e tjera tregon se në vend që të shuhet, tharmi i protestës vetëm sa po shumfishohet. /Lapsi

Pas

VIDEO/ Ngujohen studentët e Universitetit të Elbasanit, kërcënohen para se të futen

Para

Rama e quajti Zërin e Amerikës kazan, reagon Elez Biberaj

Para
Rama e quajti Zërin e Amerikës kazan, reagon Elez Biberaj

Rama e quajti Zërin e Amerikës kazan, reagon Elez Biberaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.