19:11 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtohet siguria në kampin e muxhahedinëve, banorët: Njohim shumë prej ish-anëtarëve të MEK, duhet të dëbohen

20:17 | 24/10/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtohet siguria në kampin e muxhahedinëve, banorët: Njohim shumë prej ish-anëtarëve të MEK, duhet të dëbohen

Forcat e sigurisë rreth kampit të muxhahedinëve në Manzë kanë rritur mbikëqyrjen.

Në këtë kamp në Manzë jetojnë rreth 2500 muxhahedinë të përndjekur nga regjimi politik i Iranit. Vëmendja ndaj tyre u kthye pasi policia shqiptare njoftoi se ka zbuluar një celulë terroriste që po përgatitej për sulme .

Situata e tensionuar nuk ndjehet në përditshmërinë e banorëve të kampit.

Pavarësisht situatës, jeta në kamp është e qetë dhe vijon normalisht.

Po pasiguria ekziston. Burime nga kampi bëjnë të ditur për Televizionin Klan se rreth 12 persona, ish-anëtarë të MEK në Shqipëri, janë rekrutuar nga regjimi iranian e jetojnë në Tiranë. Rrezikun e pohon edhe përfaqësuesi i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Këshillin Kombëtar të Rezistencës Iraniane, Ali Safavi. Ai e quan një vendim të drejtë të shtetit shqiptar dëbimin e ambasadorit iranian, por shton se në Shqipëri ka ende agjentë të Teheranit që punojnë për Ministrinë e Inteligjencës.

“Mendoj se agjentët e regjimit iranian, shumë prej tyre janë në këtë vend dhe punojnë për Ministrinë e Inteligjencës. Njohim shumë prej tyre, të cilët e quajnë veten ish-anëtarë të MEK-ut, por që janë të punësuar nga Ministria e Inteligjencës. Ata duhet të dëbohen nga Europa, por edhe nga Shqipëria, por edhe ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike iraniane duhet të mbyllen sepse ato nuk janë të angazhuara në diplomaci, por në grumbullim informacionesh për çështje terrorizmi”, thotë Ali Safavi.

Dy nga pjesëtarët e celulës terroriste kanë qenë të njohur për ta.

“Ne kemi pasur informacione që dy nga emrat që drejtuesi i policisë bëri publike dje, Alireza Nahbarzadeh dhe Malik Zadeh. I njihnim dhe kemi bërë paralajmërime se regjimi iranian po përdor një rrjet, në përpjekje për të grumbulluar informacione dhe për të planifikuar sulme terroriste jo vetëm kundër lëvizjes tonë, por në përgjithësi në Europë“, shton Safavi./Tvklan

 

Pas

Vdekja në burg e aktivistit të Vetëvendosjes/ Prokuroria do të rinis hetimet

Para

Grabitet banesa e biznesmenit, zbulohet shuma e majme e parave që është marrë (Emri)

Para
Dhuna ndaj punonjësve të Hec-it, arrestohet një prej të dyshuarve

Grabitet banesa e biznesmenit, zbulohet shuma e majme e parave që është marrë (Emri)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.