03:08 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtrimi i Shullazit në spital, lirimi i Gjergj Cukalit/ Ish-oficeri zbulon prapaskenat: Si u kërcënua ministrja e Ramës

14:15 | 05/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtrimi i Shullazit në spital, lirimi i Gjergj Cukalit/ Ish-oficeri zbulon prapaskenat: Si u kërcënua ministrja e Ramës

“Informacionet e fundit nga atdheu…!”, kështu e nis shkrimin e tij në rrjetet sociale ish-oficeri i antidrogës Dritan Zagani, duke iu referuar disa zhvillimeve të bujshme, që kanë ndodhur veçanërisht me personazhe të krimit.

Duke iu referuar shtrimit në spital privat të Emiljani Shullazit, Zagani shkruan se kjo lidhet me faktin se në burgje janë  vendosur zhurmuesit e telefonave.

Ca më tej ai shprehet se Shullazi ka organizuar lirimin e oficerit të tij Gjergj Cukali, një nga të dyshuarit kryesor për vrasjen e ish-oficerit Arben Bilali.

Kujtojmë se Gjergj Cukali, i njohur ndryshe dhe si i forti i Myslym Shyrit, pavarësisht se akuzohet për disa vepra të rënda penale si rrëmbim personi apo gjobvënie, ja ka hedhur paq me drejtësinë.

Në momentet e arrestimit të tij pak muaj më parë, nga ana e policisë u tha se kishte prova se ai ishte implikuar në vrasjen e Bilalit, mirëpo kjo nuk është marrë parasysh nga Gjykata e Apelit, duke iu referuar vendimit të dhënë dje. (lexo ketu) 

Zagani shton më tej se Shullazi ka urdhëruar dhe aksionin e fundit të ndërmarrë në Tiranë, kundër informalitetit, që çoi në pranga 15 biznesmenë, që dyshohet se nuk i kanë dhënë paratë e gjobave. (Lexo lajmin mbi arrestimin e 15 biznesmeneve)

“Pasi ne burgje u vune zhurmuset e telefonave Shullazi na u semur e vajti ne spital e jo ate te burgut por spital privat atje ku nuk shkojne dot as per qoke 80% e shqiptareve!

Te gjithë menduan se behej fjale per hallin e tij e te organizonte renien e akuzes qe ndodhi por kjo ishte vetem nje nga ato qe po ndodhin, ai organizoj edhe lirimin e oficerit te tij Gj.Cukalli madje duke kercenuar ministren e financave ai urdheroj arrestimin e shum biznesmeneve sepse kishin kohe qe ishin ne borxhe me banden e tij sepse nuk po i paguanin gjobat!

Kujtoj qe per evazion fiskal ne Republiken e Bananeve denohesh me gjobe deri ne 4 vite burg edhe pse demi i ketyre vjedhjeve eshte miliona €, ndersa per vjedhje biçiklete …. e dini vet ju!

Shteti i Task-Forces qe skandali nuk mbyllet po harrohet se plasin 3 me te medhjej direct”, shkruan Zagani në Facebook.

Ndërkohë që një zhvillim interesant gjatë ditës së sotme është dhe vizita që ka kryer në një ambient privat ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që aludonte se ka pasur një takim mes Emijano Shullazit dhe Tahirit, pasi dhe më herët është përfolur për një marrëdhënie mes tyre. (Lexo ketu te plote lajmin) 

(E.K/Faxweb.al)

 

Etiketa: dritan zaganigjergj cukalisaimir tahiri
Pas

“Mes familjes dhe kombit”, Jo Johnson braktis të vëllanë. Heq dorë nga detyra si ministër dhe deputet

Para

Roberti e deklaroi ndarjen publikisht, Nora e bën të pendohet

Para
Roberti e deklaroi ndarjen publikisht, Nora e bën të pendohet

Roberti e deklaroi ndarjen publikisht, Nora e bën të pendohet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.