Aktori dhe regjisori i njohur Roberto Benigni ka pësuar mbrëmë një aksident në det teksa po kalonte disa ditë pushimi në arkipelagun e Maddalenës.
Benigni, 66 vjeç, po bënte një ekskursion me varkë me disa miq midis Maddalenas dhe Palaut, kur një dallgë e papritur ka goditur varkën çka ka bërë që regjisori i “La vitta e bella” të pësojë një dëmtim në shpinë. Menjëherë miqtë e tij e kanë kërkuar ndihmë në portin e Palaut.
Pas kontrolleve të para mjekësore, duke marrë parasysh intensitetin e dhimbjeve në zonën e mesit, mjekët morën masa për ta transportuar komikun me helikopterë në spitalin civil të Sassarit. Benigni u pranua në departamentin e neurokirurgjisë të “Santissima Annunziata”, ku specialistët po i bëjnë një sërë analizash.
Roberto Benigni është aktor dhe regjisor i shumë filmave të vlerësuar, ku mund të veçohet filmi “La vitta e bella” i cili u nderua me 3 çmime Oscar në vitin 1997. (B.S/faxweb.al)
Discussion about this post