Kryeprokurorja Arta Marku ka pasur një takim sot me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ajo ka shprehur mbështetjen më të madhe të saj për luftën kundër krimit.
Ky takim mes tyre vjen në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shtyrë hetimet në lidhje me rastin e Tahirit.
Njoftimi i plotë:
Zonja Marku ia dha mbështetjen kreut të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj kur e priti në Prokurorinë e Përgjithshme paraditen e së hënës, 22 janar 2018.
Prokurori i Përgjithshëm, znj.Arta Marku kërkon që Prokuroria e Krimeve të Rënda të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.
Kryeprokurorja znj.Marku garantoi bashkëpunim për hetime të vazhdueshme të çështjeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda ndaj kujtdo që shkel ligjin.
Prokuroria e Përgjithshme rithekson mbështetjen e nevojshme për çdo çështje, me çdo mjet dhe në çdo kohë, për të çuar përpara hetimet.
Prokuroria e Përgjithshme vë në dispozicion të Prokurorisë për Krimet e Rënda të gjitha burimet njerëzore dhe infrastrukturore për kryerjen me sukses të detyrave përputhshmërisht me ligjin.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post