Ngërçi mes partive politike mesa duket do të bëjë që të shtyhet data për regjistrimin e koalicioneve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Afati i përcaktuar ishte data 19 prill, por sipas disa mediave edhe kjo datë do të shtyhet për në 2 maj.
Opozita prej 2 muajsh është shprehur për bojkot të zgjedhjeve duke kërkuar qeveri teknike si kushti për të marrë pjesë në proces.
Pas tejkalimit të 10 prillit si data limit kur partitë mund të regjistroheshin për zgjedhje, tashmë edhe 19 prilli si data e regjistrimit të koalicioneve mund të shtyhet, raporton Ora News. (M.D/ Shuplaka)