02:38 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shtyhet afati për Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetja e LSI-së e vetmja që votoi pro

15:30 | 03/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shtyhet afati për Komisionin e Reformës Zgjedhore, deputetja e LSI-së e vetmja që votoi pro

Gjatë ditës së sotme Kuvendi ka vendosur pro shtyerjes së afatit për krijimin e Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore.

Kuvendi miratoi sot zgjatje me një muaj të afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore. Ky vendim u miratua me 75 vota pro, 15 kundër dhe 4 abstenim nga 88 deputetë të pranishmë në Kuvend.

Deputetja e dalë nga lista shumëemërore e qarkut Dibër nga lista e LSI-së është e vetmja nga opozita e re e cila është deklaruar pro zgjatjes së afatit për Komisionin e Reformës Zgjedhore, ndërkohë pjesa tjetër ka votuar kundër.

Gjatë diskutimeve në Kuvend për Reformën Zgjedhore, Mara është shprehur se është pro zgjatjes së afatit për të ngritur një Komision Parlamentar lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Ajo është e vetmja deputete nga radhët e opozitës që është rreshtuar pro këtij propozimi pasi pjesa tjetër e deputetëve, qoftë nga radhët e PD-së qoftë nga radhët e LSI-së janë shprehur kundër.

Ndërkohë, deputetja Rudina Hajdari tha gjatë fjalës saj në Kuvend  se është e papranueshme që Damian Gjiknuri u shpreh dje se Komisioni pret ende PD-në, teksa tha se Oerd Bylykbashki nuk është më deputet në Kuvend, dhe është vetëm një qytetar i lirë. Ajo ka sulmuar dhe marrëveshjen e 2008-tës mes Sali Berishës dhe Edi Ramës për Reformën Zgjedhore.

“Komisionit të reformës zgjedhore i ka mbaruar mandati, që në datën 21 shkurt pa bërë asgjë, ju nuk e keni bërë marrëveshjen me opozitën e re që është këtu sot. Erdhi si erdhi puna kjo është një gjë që i përket së shkuarës, ne duhet të ecim para, por më erdhi keq që deklarata e Gjiknurit është ajo cka ndodh në 30 vitet e fundit. Gjiknuri pa pikë turpi i shtriu dorën opozitës dhe tha duhet të bëheni pjesë”, deklaroi ndër të tjera Hajdari (lexo këtu).

Më tej, gjtaë punimeve në Kuvend, ka patur edhe debate lidhur midis përfaqësuesve të mazhorancës dhe deputetëve të rinj ku Rudina Hajdari ka akuzuar drejtpërdrejt ish-ministrin Damian Gjiknuri për blerje të votave, vepra korruptive si dhe nuk la pa përmendur as SPAK-un (lexo këtu).

Kërkesa për shtyrjen e afatit për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore u dha nga mazhoranca cili tha se duhet ti jepet kohë PD-së dhe ti lihet vendi bosh në Komision.

(F./GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: aurora marakomisioni i reformes zgjedhure
Pas

1 minutë heshtje në nderim të dëshmorëve, shpërthen Vokshi: Turp, ishin ata që urdhëruan vrasjen e tyre

Para

Korçë/ Dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, arrestohen 7 persona

Para
Korçë/ Dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, arrestohen 7 persona

Korçë/ Dogjën dhjetëra hektarë pyje dhe kullota, arrestohen 7 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.