Konstituimi i Këshillit Bashkiak në Shkodër, i cili pritej të zhvillohej me datën 20 gusht është shtyrë.
Kjo pasi pritet përgjigja e prokurorisë për Valdrin Pjetrin, i cili në bazë të dokumentave të publikuar dje nga Partia Demokratike rezulton se ka qenë i dënuar në Itali në vitin 2003 për trafik droge.
Shtyrja e konstituimit është bërë deri në një datë të pacaktuar, ndërkohë që zyrtarisht kryebashkiakia në largim Voltana Ademi dorëzon mandatin me datë 20 gusht.
Ndërkaq kryeministri Edi Rama, gjatë reagimit të tij në Twitter, u shpreh se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.
Sekretari i Përgjithshem i PD, Gazmend Bardhi publikoi dje “prova autentike për dënimin në Itali, Firence të drejtuesit politik të Edi Ramës në Shkodër”.
“Kjo që shikoni këtu është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi elektronik i kuesturës së Firences nga të cilat rezulton se Valdrin Luigj Pjetri, lindur në Shqipëri, është arrestuar në flagrancë me shtetasin Altin Doda në 27 janar 2003 në Firence.
Në 28 janar 2003 përpara gjykatës Pjetri ka pranuar kryerjen e krimit dhe fajësinë duke nënshkruar marrëveshjen për dënimin tij të menjëhershëm.
Ai është dënuar nga gjykata e Firences në 12 qershor 2003 për shpërndarje prodhim i lëndëve narkotike të kryer në bashkëpunim.
Për shkak të marrevëshjes së nënshkruar te bashkepunimit, gjykata ka urdhëruar pezullmin e dënimit.
Më 3 shkurt 2003, Pjetrit i është revokuar leja e qëndrimit dhe në 4 shkurt 2003 ndaj tij është marrë masa e dëbimit nga shteti italian”, tha Bardhi qe nxorri edhe dokumentet italiane”, u shpreh Bardhi.
(M.Q/Faxweb.al)